E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktohen vatrat e zjarrit, MB: 29 vatra aktive në vend

Gjatë ditë së sotme, në pamundësi për të operuar në zonën verilindore, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, helikopteri i vënë në dispozicion nga Republika turke, operoi në lartësinë e Priksës, duke lehtësuar edhe veprimet nga toka për izolimin vatrës së zjarrit. Paralelisht, është rritur ndjeshem edhe numri i efektivave të FA-ve, në mbështetje të forcave zjarrëfikëse dhe atyre të Shërbimit Pyjor.

Ky fakt u bë i ditur nga Ministria e Brendshme në një njoftim për mediat, ndërsa shtoi se në zonën verilindore forcat e PMNZSH-së, Forcave të Armatosura dhe Shërbimit Pyjor, me mjete zjarrëfikëse dhe mjete të rënda, kanë vijuar ndërhyrjen në të gjitha ato vatra ku terreni e mundëson operacionin. Gjatë ditës së sotme SHPFA-ve, ka dërguar edhe 200 efektivë të tjerë në rrethin e Pukës dhe Kukësit.
 

Nga informacionet e raportuara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të Qeverisjes Vendore, nga strukturat e Shërbimit Pyjor, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata paraqitet si më poshtë vijon:Në të gjithë qarqet e vendit rezultojnë 29 vatra zjarresh aktive.
 

Qarku Dibër: Ka 7 vatra zjarri aktive dhe 4 vatra të izoluara. Vazhdon vatra në Parkun Kombëtar Lura, Fusha e Pelave, Rrobulli Monument Natyre dhe Liqeni i Bruçit, ku digjen grumbuj të prerjeve abuzive. Vatra në jug të Parkut Kombëtar, në vendin e quajtur "Zhavori" është riaktivizuar gjatë ditës së sotme. Vatra e zjarrit në Kacni, vatra e zjarrit në Zall Gjoçaj në ekonuminë pyjore Derjan në rrethin e Matit, janë pëskruar rreth 155 ha kullotë. Në këtë vatër punojnë për izolimin e saj forca të Shërbimit Pyjor, punonjës të minierave dhe barinjë, por ështëe vështir ë ndërhyrja për shkak të terrenit. Vatrat e zjarrit në Malin e Bejinit në "Vargmalin Balgjajt", si dhe në malin "Skënderbeg" mbeten aktive. Janë aktivizuar për izolimine e tyre punonjës të Shërbimit pyjor, punonjës të minierës dhe nga komuniteti.Vatra të izoluara: 4. Vatra e zjarrit në ekonominë pyjore "Dhoks Bulqizë", vatra e zjarrit në fshatin Dragu, në komunën Fushë Bulqizë, vatra e zjarrit në Fushë Studen dhe ajo në fshatin Lenë të komunës Martanesh.
 

Qarku Elbasan: Ka 3 vatra zjarri aktive. Në fshatin Sopot, komuna Stravaj, rrethi Librazhd, është krijuar një vatër e re zjarri, me intesitet të mesëm. Në rrethin e Gramshit janë aktive 2 vatra. Vatra e zjarrit në fshatin Tashovicë, komuna Pishaj, ku po punojnë forcat zjarrfikëse, shërbimit pyjor dhe nga komunteti. Vatra e zjarrit në fshatin Jançe komuna Sult, është izoluar dhe vënë nën kontroll. Ndërsa, vatra e zjarrit në fshatin Katërlis, komuna Skënderbegas është fikur.
 

Qarku Korçë. Ka 1 vatër aktive dhe 2 vatra të izoluara. Vazhdon puna për shuarjen e vatrës zjarrit në Parkun Kombëtar të Bozdovecit. Dy vatrat e zjarrit në Malin e Elbit dhe ai në fshatin Kozel, komuna Mollas, Kolonjë janë izoluar dhe digjen në brendësi. Ndërsa, zjarri në pyllin e Voskopojës është fikur plotësisht.

Qarku Kukës: Ka vetëm 1 vatër zjarri tepër aktive, ajo në komunën Tërthore, në Bjeshkët e Bardhocit. Në këtë vatër po punojnë forca të Shërbimit pyjor, nga komuniteti, si edhe të FA-ve.5 vatrat e tjera janë izoluar. Vatra e zjarrit në Q. Komi, në Kojen të Geg Hysenit, komuna Fierzë, në Lekbibaj, zona Nikaj Mërtur, në fshatin Valbonë, komuna Margegaj, në rajonin e Livadheve tek liqeni i Ponareve, komuna Bujan në kullotë alpine është nën kontroll.

Qarku Shkodër: Ka 7 vatra zjarri aktive dhe 3 nën kontroll. Në rrethin e Shkodrës është 1 vatër aktive ndërmjet fshatit Ndërhysaj dhe Gimaj të komunës Shalë. Në rrethin e Malësisë së Madhe janë 3 vatra aktive. Këto vatra janë në terrene të thepisura dhe nuk mund të ndërhyhet nga toka. Në Rrethin e Pukës: Janë 3 vatra aktive dhe 3 vatra janë vënë nën kontroll. Vatra aktive janë: Vatra në Malin e Krrabit në Midë, tek Antaenat, në fshatin Orosh, në Kryezi, komuna Qafë Mali, e cila ka intesitet të lartë, si dhe vatra e re e hapur në Qafë Sharri.
Vatra nën kontroll janë:
Vatra në fshatin Qerret i Vogël, komuna Qerret.
Vatra në fshatin Berishë e Epërme, komuna Iballe
Vatra në fshatin Millë, komuna Qelëz.
 

Qarku Lezhë. 5 vatra aktive. Në rrethin e Mirditës, në Bashkinë Rëshen, në 3 fshatra ka vatra zjarri. Vazhdon me intensitet vatra në fshatin Malaj i Epërm, ku 2 makina zjarrfikëse dhe forca të Shërbimit pyjor, por edhe banorët kanë punar për fikjen e tij dhe në fshatin Lurth. Në komunën Fan janë 2 vatra zjarri aktive, ajo në fshatin Konaj dhe vatra në Qafën e Komit, e mbartur nga Kukësi. Në komunën Kthellë janë 2 vatra zjarri aktive, në fshatrat Ujë dhe Shtrezë.
 

Qarku Tiranë. 1 vatër aktive, ajo në Malin e Dajtit, në lartësitë e Priskës, pavarësisht operacioneve pa pushim nga ajri, forcat e shumta të FA-ve, zjarrëfikëse dhe Shërbimit Pyjor, për shkak të erës së fortë që ka vijuar pa ndalesë. Gjatë ditës së sotme edhe 100 efekivë të tjerë të FA-ve, iu bashkuan ndërhyrjes nga toka.
Qarku Vlorë. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Berat. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Durrës. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Fier. Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Gjirokastër: Nuk ka vatra zjarri aktive.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›