E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajti nën pushtetin e flakëve, zjarri prej 3 ditësh mbret mbi kryeqytet

Kurora e Malit të Dajtit përfshihet prej flakëve. Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrfikësve, punonjëve të parkut dhe Forcave të Armatosura në Parkun Kombëtar të Dajtit janë vërejtur vatra të reja zjarri. Drejtori i Parkut Kombëtar të Dajtit, Lutfi Myftari sqaron se situata është përkeqësuar si rezultat i erës që ka ndikuar në përhapjen e flakëve.
 

Për të fikuar zjarrin në Dajt është ndërhyrë edhe nga ajri, e pavarësisht kësaj një pjesë e konsiderueshme e parkut ndodhet nën pushtetin e flakëve.
 

Parkun e Dajtit e kanë vizituar edhe ambjentalistët për të vlerësuar dëmtimet që janë shkaktuar. Sipas ambjentalistit Sazan Guri në vend janë gjithsej 53 vatra zjarri dhe se situata autoriteteve u ka dalë jashtë kontrollit, pasi deri më tani janë djegur dhe vazhdojnë të digjen mijëra metra katrorë pyje dhe dëmet janë të pallogaritshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›