E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Filmit ne Patra. Liria e madhe animacioni me i mire

E merkure 12 tetor 2011 NOA ndash Teater poezi libra komike dhe nje ekspozite fotografike. Kjo ishte panorama qe shoqeroi javen e Festivalit Nderkombetar te Filmit me metrazh te shkurter dhe Kultures ne Patra te Greqise.
Mes 161 filmave nga 36 vende te botes filmi shqiptar Liria e madhe i animuar nga Artan Maku u nderua me cmimin per animacionin me te mire.
Festivali i Patras qe zhvillohet cdo vit ne nje atmosfere feste mberriti ne edicionin e 13-te te tij.
Evendi nderkombetar u zhvillua pergjate tete ditesh nga 1 tetori - 8 tetor ne qendren e madhe kulturore dhe argetuese Ideal ne Patra.
Gjate festivalit u shfaqen filma dhe shfaqje teatrale ne seksionin e fundit Kinema arti i paqes.
Festivali i Patras u kurorezua nga nje Komitet organizues me anetare Fiorella Mastrokalou e Olga Kyriakou.
Festivali Nderkombetar i Filmit dhe Kultures pas njembedhjete turnesh te njepasnjeshem ka bere perpjekje per te zbuluar forma te tjera te shprehjes artistike.
Ne ceremonine e dhenies se cmimeve juria e perfaqesuar nga gazetari Theodoros Konstatatos arkeologu Memos Christos dhe keshilltarja Chrisa Golfinopoulou shpallen keto cmime sipas programit dhe tematikave.
Cmimet e seksionit konkurues nderkombetar
- Cmimin per filmin me te mire te shkurter e mori filmi Leap in Time /Kercim ne kohe i austriakut Andreas Reisenbauer.
- Cmimin per animacionin me te mire e mori The freedom/Liria e madhe nga Artan Maku.
- Cmimin dokumentari me i mire The Infinite Jest/Shakaja ne Infinit nga spanjolli David Munoz.
- Cmimin per videon artistike me te mire The Art-Qaeda Project i Wei-Ming Ho nga TaiWani.
- Cmimin per video dancin me te mire e mori Dream on me nga amerikani John Bush.
mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›