E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS,kujton 15 vitet pa Agim Spahiun

U kujtua në MTKRS figura e njohur e letrave dhe e poezisë Agim Spahiu. Në një ceremony ku mernin pjesë Zv/ministri I MTKRS Ekrem Spahiu, bashkëshortja e poetit, figura të njohura të publicistikës dhe jetës politike në vend, u risollën dhe dy botime në kujtim të poetit. U kujtuan momentet e vështira dhe kontributi I tij në poezinë dhe poetiken shqiptare. Një penë, e cila shkroi gjithë jetën e vetë në një periudhë jo fortë positive të jetës së tij sociale. Të mundimshme, e cila e vërtiti nga njëri skaj I Shqipërisë në tjetrin. Miqtë dhe shokët e tij më të mirë e kujtojnë me lot në sy. Ata, që koha ju dha suksesin dhe i la ende gjallë të vazhdonin rrugën e tyre,e kujtojnë Agimin me fjalët e lidhura varg në strofa. Nëse poeti do të ishte gjallë e do ti dëgjonte, ashtu do të pëlqente të thërritej mes vargjesh dhe melodiciteti poetik. Janë bërë 15 vjet që nga dita kur letrat dhe poezia humbën mjeshtrin e tyre Agim Spahiun. Megjithatë miqtë dhe familja nuk e ka harruar kurrë. Aq më tepër tani kur vepra e tij vazhdon të mbetet e gjallë mes shokëve dhe poetëve, që e ringjallin me krijimet e tij më perfaqësuese dhe më të vyera. Novruz Shehu dhe Izet Duraku e sjellin kujtime dhe ndjesi jetike me Agimin. Ato të prekin, të mallëngjejnë, por janë copëza jetë që sjellin të gjallë jetën e autorit. "Njeriu mbi pikëllimë" një pëmbledhje poezish të Agim Spahiut ribotohet për të ringjallur jo vetëm poetin, por gjithë brezin e shkuar, të cilët jetuan dhe punuan në zonat më të largëta të vendit në vitet më të viështira të komunizmit, por dhe pse të detyruar të jetonin mbi pikëllimë, lanë pas vepra të mbrekullueshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›