E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Kenges Popullore, vlera ne folkun shqiptar

Festivali i Kenges Popullore Qytetare, qe nisi ne Televizionin Klan nje jave me pare shenoi rekord ne audience, shprehje e interesit te larte te publikut shqiptar per muziken dhe per traditen tone. Ky interes i larte pervijoi edhe ne puntaten e dyte te programit "E diela shqiptare" aty ku ka marre jete ky festival, i pari i ketij lloji ne vendin tone. Nje event, qe ka rikthyer nostalgjine e muzikes popullore e qe njekohesisht edukon te rinjte me vlerat e folkut tone. Ajo qe eshte vene re gjate dy puntateve te para te prezantimit te kengeve eshte pjesemarrja e kengetareve profesioniste te muzikes popullore, jo vetem brenda kufijve shqiptare, por edhe jashte tyre.
Nga ana tjeter vihet re nje tendence e kengetareve te rinj ne moshe, per te kenduar muziken popullore, duke e ushqyer kete tradite nga brezi ne brez. Pikerisht per kete arsye, duket se Festivali i Kenges Popullore Qytetare, pervec misionit argetues apo edhe konkursit qe mbart, sigurisht ka edhe nje mision edukues, gje qe i shtyn kompozitoret te shkruajne ende kenge te muzikes sone popullore. Nje shtrirje gjeografike, qe i kalon kufijte administrative dhe qe brenda nje dite sjell muziken e bregut e te malit, te Shqiperise se Mesme dhe asaj te Veriut, pa harruar perfaqesuesit e muzikes kosovare, qe plotesojne gjithe mozaikun e shqipfolesve, qe kendojne muziken popullore duke dhuruar per publikun gjithe koloritin e saj. Me ndihmen e mjeshtrit Shpetim Saraci dhe bandes se tij muzikore, kengetaret kane sjelle live edhe kenge te muzikes qytetare, te krijuara ne vite.
Per te evidentuar vlerat e tradites dhe folkut shqiptar, gjate zhvillimit te festivalit, pervec prezantimit te kengeve i eshte lene hapesire edhe elementeve te tjere te folklorit tone, te cilet permes tradites vazhdojne te jetojne, ne nje menyre apo ne nje tjeter. Dhe Kruja eshte nje prej atyre qyteteve, ku tradita bashkejeton me te sotmen ne menyren me te dukshme. Ka qene partnerja e Arditit, Balina Bodinaku ajo, qe ka sjelle nje reportazh nga Pazari i Krujes, shoqeruar edhe me intervista te artizaneve, qe vazhdojne ende te prodhojne si dikur qilima apo qeleshe, qe terheqin jo vetem shqiptaret, por vecanerisht turistet e huaj. Por, edhe muzika krutane eshte nje prej atyre komponenteve me vlere te padiskutueshme te tradites.
Per te perfaqesuar ritmet krutane, i ftuar tek "E diela shqiptare" ka qene kengetari Mehdi Guni. Por sikurse te gjithe tashme e dine, "E diela shqiptare" eshte programi i te gjitheve. Sepse ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, ky format sjell diskutime interesante, batuta, muzike, balet e sport, te nderthurura ne menyre krejt spontane per te na dhuruar gjithcka duhet ne nje fundjave.

"Pro dhe kunder", larmi debati
Ne pjesen e pare tek "Pro dhe kunder" eshte diskutuar mbi shqiptaret dhe kafenete. Si ka ndryshuar ky raport, pjesa sociale e tyre dhe ndikimi i kafeneve mbi kohen tone te lire. Te ngacmuar edhe nga nderhyrjet e dy moderatoreve, Ardit Gjebrea dhe Sonila Meco, kater te ftuarit e panelit kane sjelle secili argumentet ne mbrojtje apo kundershtim te tezes, qe u ka rene perkatesisht ne short. Sigurisht ne kete moment nuk mungojne as nderhyrjet e teleshikuesve, qe behen pjese e programit permes telefonit.

I ftuari special
Ne pjesen e dyte te maratones argetuese te se dieles ne Klan, ka gjithmone vend per nje te ftuar special. Kete jave protagonist ka qene regjisori Fatos Haxhiraj, i cili pervecse ka rrefyer momente interesante te punes me artin, ka pranuar te ndaje me publikun edhe episode te jetes se tij jashte skenes. Gjithcka eshte bere e ndjere edhe nga prania e bashkeshortes se tij, aktores Drita Haxhiraj.
Tirana Fashion Week, shkon drejt gjysme finales
Prej disa javesh publiku shqiptar dhe vecanerisht adhuruesit e modes jane mesuar te shohin ne ekranin e TV Klan, fazen e pare te "Tirana Fashion Week". Te rinj, me deshiren per te bukuren dhe moden jane bere protagoniste te nje gare, qe kete jave ka shenuar finalizimin e fazes se pare per te hyre ne nje tjeter etape. Java e ardhshme do t'i coje drejt gjysmefinales me shume se 40 modele te perzgjedhur, nga te cilet vetem 10 do te arrije ne te dielen finale.
Sigurisht, emocionet do te vijne ne ngritje po te kujtojme, qe 2 modelet fitues, nje djale dhe nje vajze do te kene mundesine te shkojne ne Akademine Italiane te Modes per nje formim profesional ne kete fushe. Dhe per te mesuar se cilet do te jene keta modele, na duhet te presim edhe tre jave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›