çelet ekspozita e piktores Rajmonda Mato
Piktorja e pedagogia e Liceut Artistik të Tiranës Rajmonda Mato shpërfaq në galerinë Fab të Akademisë së Arteve ciklin e grafikave të frymëzuar nga poetët mistikë si Tagor, ëhitman e Bodler.
30 punime në teknikën e kultivuar me besnikëri të gjilpërës së thatë flasin me gjuhën e abstragimit mbi fjalën dhe figurën poetike.
Secila prej grafikave të nderura në mur ilustrohet me vargje të zgjedhura nga poezia rrebele e metafizike e këtyre pendave botërore. Këto grafika kanë shtegtuar në 5 ekspozita vetiake të autores edhe përtej kufijve të Shqipërisë në Suedi, Hollandë dhe Austri. Gdhendjet e saj grafike janë cilësuar si konfirmim i të pathënave shpirtërore të imagjinatës në jetën reale nga skulptorja Eli Xoxa, si dhe kontribut i çmuar prej artistit Gazmend Leka.