Qeveria ratifikon huan për By Pass-in Fier dhe Vlorë

Për by-pass-in e Fierit, duhet një investim prej 50 milion eurosh, projekti i cili është zhvilluar për herë të dytë, pasi i pari kalonte pranë Apolonisë ku kishte nën dhe vepra arkeologjike.
Ky projekt është 22 kilometër i gjatë, projekt i cili është pranuar nga investitorët për t’u financuar. Me vendimin e Këshillit të Ministrave, marrëveshja dërgohet në Parlament për t’u miratuar përfundimisht dhe më pas hapet rruga për tenderimin e fillimit të këtij by pass-i.
“Por i një rëndësie shumë të madhe gjykoj se është dhe by pass i Vlorës, i cili është një premtim i kësaj qeverie dhe po shkon drejt konkretizimit të tij. Edhe ky është një by pass jo pak i kushtueshëm, i cili shkon rreth 40 milion euro sepse e anashkalon tërësisht Vlorën, Rradhimën dhe zonën e urbanizuar të bregdetit të saj për tu bashkuar me rrugën e Llogorasë, jashtë zonave të banuara, pra mbi Dukat”, tha kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Sipas tij, fondet për financimin e këtij projekti janë siguruar plotësisht dhe gjithashtu është gati edhe projekti i ndërtimit. “Projekti për këtë bypass është gati dhe është bërë nga studio shumë të mira dhe del edhe një rrugë tjetër, e cila shpëton ngushticën e madhe që krijohet në zonën Vlorë –Rradhimë, ngushtice e cila pa këtë bypass do të bëhej shumë problematike”, tha Berisha. Por pavarësisht ndërtimit të këtij bypass-i nuk zgjidhet përfundimisht trafiku në bashkinë e Vlorës. Kjo bashki, ka të domosdoshme dy projekte, si projektin e shëtitores dhe projektin e Unazës.
“Vlora e ka jetike Unazën. Ndërtuam rrugën Trans-Ballkanike, rrugë e përmasave, më të gjera në vend dhe që ka zgjidhur shumë punë për sa i përket trafikut, por nga ana tjetër përtej Guz Baba-së me sa di unë ka një projekt dhe duhet të ulemi me bashkinë e Vlorës që ta shqyrtojmë se çfarë duhet të bëjmë. Për sa i përket tunelit ishte shumë e domosdoshme, pavarësisht se ka dhe një rrugë tjetër, por ajo rrugë, e cila kalon sipër është një rrugë problematike dhe bëmë shumë mirë me tunelin”, tha gjithashtu kryeministri. /S.Ll/Start/
2011-12-21 15:53