Bashkia promovon bizneset që bëjnë ulje çmimesh

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti tha se ka një ndërgjegjësim të tregtarëve për të afishuar çmimet sikundër vazhdon qendrueshmëria e çmimeve në treg. Panariti ishte edhe sot së bashku me drejtues të AMK-së, Drejtorisë së Titimeve dhe Policisë Bashkiake në tregjet e kryeqytetit.
Në rast të konstatimit të abuzimev,e Panariti tha se do të zbatohet çdo atribut i ligjit sikundër emrat e subjekteve dhe pronarëve do të publikohen në media. “Nga ana tjetër, përfitoj nga rasti për t’u bërë thirrje tregtarëve, bizneseve që të bëjnë edhe skonto, siç është tradita e fundvitit, në të gjithë vendet europine. Bërja e skontove i jep fisnikëri biznesit dhe forcon marrëdhënien e besimit midis biznesit dhe konsumatorit”, tha ai.
Pyetjes së bërë, nëse Bashkia e Tiranës kërkon ulje çmimesh, Panariti tha se nuk është ky institucion që përcakton çmimet në treg. “Për ato biznese që do të aplikojnë në mënyrë sistematike skonto, Bashkia e Tiranës do i promovojë. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumtorit do të shpërndajë certifikatë mirënjohjeje për këto biznese që respektojnë konsumtorin, respektojnë natyrisht edhe traditën e fundvitit, traditën e festive”, shtoi ai. /Start/
2011-12-20 16:43