Kosovë, shkarkohet zv.ministri i Transporteve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkarkuar nga detyra e Zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedajn.
"Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të dhënat e fundit të organeve kompetente, që flasin për keqpërdorime dhe keqmenaxhim nga ana e Dedajt, gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.Ky vendim i Kryeministrit Thaçi, është rrjedhojë e luftës pakompromis ndaj korrupsionit dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit", thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Shkarkimi i Dedajt është bërë për keqmenaxhim dhe vjen vetëm dy ditë pas emërimit të tij në këtë post.
Alsat