E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Teatrit të Buntrinit, gati në shtator

Shtyhet pёr nё shtator pёr mungesë fondesh, mbajtja e festivalit tё teatrit antik tё Butrintit.  Ky festival i cili tashmё ёshtё kthyer nё traditё, duhej tё fillonte nё muajin korrik, por mos akordimi i fondit nga Ministria e Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, ka detyruar organizatorёt qё ta spostojnё pёr nё shtator.
 

Alfred Bualoti, drejtori i festivalit, pёr kёtё situatё u shpreh se i ka shkruar edhe njё letёr kryeministrit Sali Berisha.
 

Shtyrja e festivalit tё teatrit pёr nё shtator sipas Bualotit, nuk do tё sillte tё gjitha trupat teatrore qё kishin konfirmuar pjesёmarrjen e tyre pёr nё muajin korrik, pasi axhenta e tyre, për në shtator ёshtё e zёnё. Kryesisht nё këtë festival marrin pjesё trupa nga rajoni i Ballkanit, por kёtё vit Bualoti pohon se synon tё sjellё edhe trupa nga Evropa Qëndrore.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›