E Martë, 3 Nëntor 2026

Festivali i domates në Spanjë/ Mijëra pjesëmarrës lyejnë njëri-tjetrin dhe rrugët me të kuqe

Qyteza lindore spanjolle e Buniolit u ngjyros me të kuqe, pasi ata që morën pjesë në festivalin vjetor të “Tomatinas” goditën njëri tjetrin me domate të pjekura.  

Gjithçka nisi në orën 11:00 ku kamionë të ngarkuar me 120 tonë domate zbarkuan në sheshin del “Pueblo’ në qendër të qytezës.

Festivali fillon kur një nga pjesëmarrësit ngjitet në një shtyllë druri ku përpiqet të kapë një copë proshutë në majë të saj. 

Arrin apo jo guximtari të kapë copën e proshutës, kjo nuk ka rëndësi, pasi më pas fillon kaosi.

Pas një ore, luftimet ndalin. Në këtë pikë, askush nuk mund të hedhë më domate. 

Fillimet e tij, festivali i domates i pati në vitin 1945. Duke filluar nga vitet 1950 ai u ndalua nën sundimin e gjeneralit diktator Francisko Franko, por mbijetoi dhe në vitet 80 ku u bë i famshëm në të gjithë Spanjën.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›