E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i filmit PriFilmFest per 1 jave ne Prishtine

Prishtine 21 shtator NOA - Per tete dite kryeqyteti i Kosoves Prishtina do te mbaje arome filmi pasi gjate datave 22-29 shtator aty do te mbahet festivali i filmit PriFilmFest.

Ky eveniment do te hapet solemnisht nga nje krijues i madh i filmit Eva Orner producente australiane fituese e cmimit Oscar dhe Emmy e cila do te jete edhe presidente e Jurise Nderkombetare te Festivalit.

Por hapja e festivalit nuk perfundon me kaq pasi nga ora 2100 do te shfaqet projeksioni i pare ne Programin Konkurrues filmi Gomaret e Kufirit i regjisorit Jeton Ahmetaj. Shfaqja e ketij filmi do te shenoje edhe premieren boterore te tij.

Netet e tjera te festivalit do te vazhdojne me po aq glamur me naten e dyte hapjen solemne te retrospektives italiane - filmat e regjisorit te njohur Gianni Amelio hapja e In memoriam per aktorin e ndjere Bekim Fehmiu ne naten e trete nga ministri Haziri hapja e programit te metrazhit te mesem me premieren boterore te filmit kosovar Si qeni nrrush po ashtu me defilim te mysafireve te shumte ne tepihun e kuq.

Nje informacion tjeter shume i rendesishem qe lidhet me edicionin e dyte eshte fillimi i PriFilmForumit ne kuader te PriFilmFest ku do shtjellohen informacionet baze lidhur me koproduksionin nga kompani shume prestigjioze evropiane qe merren me koproduksion.

Ketu jane te ftuar pjesemarres nga Maqedonia Shqiperia Mali i zi Serbia dhe Kosova.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›