Poete te 90-s

Letersi/ Per here te pare ne Greqi eshte botuar nje antologji e poeteve shqiptare bashkekohore e hartuar nga shkrimtari Romeo ollaku. Ky eshte nje brez qe i largohet per here te pare klisheve socrealiste qe prodhoi letersia e komunizmit ku permes ndjeshmerive shperthyese liria gjuhesore eshte kufiri konkret dhe i prekshem si ne metafore dhe simboliken e nje psikostrukture qe permbysi totalisht normat standarde te trasheguara
Arben Dedja
Njeres qe qan per gjirin qe do te heqe
Mos u bej kryenece
si dhi manje.
Gjiri ai i mbeturith
me i cmuari per ne.
Ta dish ti csilikon
ka neper sise topmodelesh
neper sise pornostaresh
do ti mbushnim tere
plasat e dritareve tona
ku era e trishtimit fryn.
Dhe prape enderrojme tua cikim
dhe prape fotografet mblidhen rrotull
se te tille jemi ne burrat
nuk prekim gjirin tuaj
po idene tone per te.
Duhet ta jetojme bashke
kete store sa te mund...
Shko me te mira cice
po te jap nje te puthur te fundme.
Bye.
Kakes se tim biri
Spaska krimbushe
pothua vika ere te mire
sqenka shume e holle
apo e forte
dhe jam i qete
im bir o.k. po rritet
... rritet
qe neser te mos e shohe
as ai vete
nga majaselli i kohes
rraskapitur
qe neser
pa emer perkedhelush
ta therrese
po tani ka rendesi
qe me kete kake
cdo gje shkon mire ne Univers.
Arjan Leka
Trokitje ne mur
Burrat kur pijne jane zogj shtegetare
enderrojne tjeter jete vende me kenge
Ne llere nje tatu gjarper sirena dita e thirrjes ushtar
mbyllin veshet me duar fshijne tryezen me menge.
Ju nena ju gra mos i prisni te kthehen
kaq shpejt prej mergimit me mend.
Burrat kur pijne behen palma
tundin deget por nuk fluturojne.
Nizame pendethyer mbrrijne vec ne darke
pa kujtese pa bema pa placke
trokasin ne mur mbyllin kanat e parvaz
he luten qe porta e kycur te celet prape.
Vajtim
Qielli
Kam frike
po kam frike se nje dite
rete e bardha qe ndalen befas mbi qytet
sikur mbollen aty ganxhat e lara
kam frike
kam pak frike
se ndonje dite
pa qene yjeshte
do i ngrene ganxhat
kam frike
do te shkojne gjetiu
do te na lene vetem.
Toka
Kam frike
po po kam frike
kur hena te jete krej e re
keta ishuj qe na ndenje prane
kam frike
ne heshtje te thelle pa nxjerre ze
dhe pa ne atje
po po kam shume frike
sic erdhen
do te ngrene spirancen
dhe do te na lene vetem
serish.
Deti
Kam frike
sa frike frike
se keta ullinj te lashte
ndonje dite
kam frike
sa frike
kur ne gjume te jemi bashke
kam frike
sa frike kam
se do i kerrejne jashte kercinjte
do ngrene rrenjet
sic ngrene plakat dimite
para se te hyjne ne varke
kam frike
kam frike se shume fjetem
do te na ikin dhe keta ullinj
e do te mbetemi fill krejt vetem.
Virion Graci
Ta ndajme bashkerisht
kartmonedhen qe gjetem
ne pleherat e qoshkes.
Ta ndajme bashkerisht
statueten qe gjetem rastesisht
ne cepin e dollapit.
Ta ndajme bashkerisht
jorganim qe gjetem te hedhur
ne kembet e betonta te ures.
Ta ndajme bashkerisht
shegen e shkoqur neper qiell.
Dhe do te jemi
me te pasur se mbreme
me te varfer se neser.
Te te kem larg - mundesisht
sa me larg. Dhe te me vije e vetme
feshferima e zbehur e kurmit tend
kercitja e bute e sandaleve mbi zhur.
Vetem feshferima e flokeve te me vije.
Nese eshte e realizueshme - zeri yt te mbyllet
ne shishke - dhe te hidhet sa me pare ne det.
Luljeta Lleshanaku 1968
Njerez te tradhtuar
Gra te tradhtuara si numri i vjeter i kemishes
si vrima e vjeter ne rrip te pantallonave
si jakat e hekurosura me kolle.
Gra te tradhtuara qe gdhijne si nje sklepe
ne buze te shtratit
te trembura nga nje enderr e keqe
samovare qe leshojne avull
kohe pas heqjes nga zjarri.
Teksa levizin diagonal neper shtepi
kellqet e tyre te buta harkohen ritmikisht
sikur mbllacisin milingona.
Femijet... ah femijet shkumezojne ajrin.
deri mbremje vone kapaket prej alumini
kondensojne mbi nervin e ngordhur te majdanozit
ne supen e paprekur ngjyrelimoni.
Por ka edhe burra te tradhtuar
burra te tradhtuar si engjej te zeshket
me shpatulla gjithmone te rrezikuara nga fieret.
Burra dhe gra te tradhtuar
qe shpesh fatin e pranojne ashtu sic u jepet
pa e kthyer mbrapsht fisnikerisht
sic mund te pranohet uji ne nje gote te palare
ne udhe e siper
Gra dhe burra te tradhtuar...
te nisur per nie udhetim te gjate.
Agron Tufa 1968
Orfeu
Jeta jote - burgosur aq mire
mbeshtjelle puthitur e pa droje
me fletet rrotullame te nje qepe
e flijoi ah thelbin e vet
me te mshehtat e mbrame ndash
kur tehu i thikes feksi
ngulmueshem duke grire
zemren tende te njome ndash
topitur erudicionesh fiktive.
Lotet e Euridikes ne kuzhine
skane tjeter shkak
pos faktit
qe ti je i vetmi ingredient lotsjelles
ne sallaten e rendomte familjare.
Celo Hoxha 1969
Dallendyshet
Ne shtepine e gjyshit tim
me sakte ne nje cep te saj
gjendet nje fshikez e zeze
ne te cilen banon armiku i gjyshit.
Gjyshi nuk ndodhet aty ka shkuar
ta ngreje cerdhen
ne shtepine e armikut te vet.
Oreks
Vajza e Jorgjise
shetit cdo darke
me djalin e kasapit.
Ringjallen
dhe dalin te veshur
nga plaga ime
e hapur.
Idlir Hazizi 1970
Gruaja me ofron nje pjeshke
Gruaja me ofron nje pjeshke dhe me pyet
pse po qesh. E ka qeruar pjeshken
sepse e di qe me jep alergji lekura. Me vone e pashe
te kruspullosur lakuriq ne shtrat ndaj u ngrita
dhe i shkrova nje leter Jorie Graham-it
a eoman ehose body is the limit of every peach
pasi veshtroj qiellin naten
dhe nuk e kuptoj fare menyren sesi eshte vendosur dritarja
me sakte e kuptoj eshte hera e pare qe
me shkon ndermend dicke e tille Hamleti mendoj
duhet te kishte ndenjur me gjate ne erresire
dhe pastaj te martohej mendoj
Hamleti eshte varri i gjeometrise por u be ftohte
ndaj e mbyll dritaren dhe eci mbrapsht
deri te krevati dhe mbaj vesh per ndonje fjale
te re qe mund te jete ne rruge e siper prej pasqyres
Olimbi Velaj 1971
Ndoshta nuk me mungon ti
Te gjitha pamjet perfundojne me ty
diku ne ndonjeren nga ditet
ngecur ne skajet e udheve
qe une nuk i mberrij
diku pas muresh
dhe kolonash te vjetra
ku njeqind yjet me pare
dashnore qene fshehur
nen peshperima...
aty ti humbet
me shijen e vdekjes se fjaleve
duke lene pas valevitje dhe terr
mbetem ne vend
midis hijesh qe dielli le
dhe kurre sdua te te ndjek
sepse kotesia ska kuptim tjeter...
ndoshta nuk me mungon ti
por menyra se si te desha
Ilir Belliu 1971
Femija qe rrodhi nga muri
Ligeshtues
femija ideal
qe rrodhi nga muri.
Djall femije
Kurrnjehere sme neveriti
ne te gjitha ngjyrat...
Femije
si cdo femije
zog elektrik efekti
burre ekziston
ne oret magjepsese te rrezimit...
Gjaper me sahat
Me lere...
Paralize udhetuese
shkakton vetmia.
Zbardh...
Muzg eshte vetem
kur ia plas vajit...
E lashte ne dukje
zemra qe me rreh
si nje gjarper me sahat...
Lindita Arapi 1972
Njeriu ne anen tjeter
diku prapa murit
duhet te vije ky ze...
here vjen si nje renkim qe
dobesohet
here me behet se eshte
nje kenge e trishtuar nate
zeri stonon behet i paqarte
vibron
si nje ze qe perpiqet te kuptoje
nuancat e vuajtjes se vet
nukjame sigurt...
me duket se ai ze
eshte kenge e perkryer dashurie.
nuk e di nese dikush kendon...
nuk e njoh as fqinjin qe banon ne
anen tjeter.
Parid Teferici 1972
Poeti
Me qellojne ku nuk jam.
Qellon qe me ngrene doren nga tryeza
me pa mos jam fshehur aty.
Qellon qe me duhet ti hap rruge
ndokujt qe ngutet me me gjete.
Qellon qe me ndezin
per te me kerkuar ne erresire.
Sido qe te rreshtohem para murit
nuk me qellojne dot.
Index
E cvlere ka te te deftej mes turmes
se cili eshte valle njeriu qe jam
Apo kthesen qe duhet bere me gjete
Shtepine ku ne oborr po plaket nje ftua.
Gishtat tregues jane rrenjet ku ushqehet
nje peme qe shedh gjethe as frute as hije.
Gentian Cocoli 1972
Banore te 1995...
Banore te 1995-es. Jo shume larg nga ketu
degjohet nje sirene e kohes sone
mandej krisma kuja heshtje e kuptueshme.
Dhe prape e gjitha nga e para.
Ka nisur sezoni i njeriut.
Edhe me larg nga ne akoma
nje pyll i mocem plot vemendje i vrenjtur
ka akoma fuqi te mbylle dyert e veta te renda.
Kete here per fare
Romeo Collaku 1973
Mendueshem
Mjegull dhe kumbulla te zhveshura dhe madrigale shiu mbi cati
atje ku plakat u kallezojne femijeve perralla e balada plot numra
fatidike lugen ua afrojne te goja gjithe pergjerate e
embelsi Shpejt se vjen Dhembehekura Cakejte rendnin
mes debores fshatin te rrethonin Burimin e kish zaptuar
Lubia e harbuar.
Tre male shtate koke nente djepe...
Dhe femijet binden edhe hane duke u pertypur ngadale e
ne perhumbje me veshtrimin tretur pas xhamave
te vagelluar.
Alket Cani 1974
Dite vjeshte
Edhe sot nuk harruam te mendojme.
Kohe e shkuar si nje figure e permbysur
Ktheu e na gjeti prape te njejtet.
Dhe yjeshta njomi duart ne heshtjen tone.
Po sa i erret qielli ne mes te dites
Asfalti vija e bardhe guri kilometrik
Parmaket e thyer na ndermendin
Fillin e nderprere te jetes.
Kush do na ndihmoje Ende nuk dime
Te trishtohemi sic do duhej. Dhe vjeshta
Solli zerat e te vdekurve ne endrrat tona
Dhe kumti i tyre na dorezoi te gjumi.
Fjalet qe si thame vdesin bashke me diten
Mundohemi te prekim levizjen e mendimit.
Ervin Hatibi 1974
TOO DRUNK TO...
Dead Kennedys
Tani disponoj edhe seksin tend
jam i lejuar ta prek
i lutur ta hukas
E ke te thjeshte ti
Thjesht rri shtrire ne krevatet e mia
dhe urdheron te pushoje muzika
te fiket drita
E qesh pertej mjekres tende me dhembe
si edhe pertej
Amfiteatreve te fytit
syte e shtrire e bardhe e bardhe...
Pastaj barku yt me faje terheq
vrraga te trasha
ajri
Ti po e punon me shate ajrin e dhomes sime
une sillem neper dhome si Lenini
bythet e mia te zhveshura ne terr
jane dy o-te tek fjala alkool
E ty te keputet shpirti
qesh...
Me cicat e tua prej qeni kur une te them
se lipset te kesh edhe nje pale te tjera si keto
Cica qeni qe i kane varur syte njera djathtas
tjetra majtas
si ne flamur
pushon e qeshura ato pushojne se duartrokituri cicat
behet heshtje
ti kerkon pa u ngritur cigaret
Qe i mban ne cante
ku ka edhe plot gjera te panjohura grash
Zhurma e cakmakut tremb barkun tim te vdekur
i shkurter ndricimi dihet si nje vale
fshin shpejt figuren tende nga rera e syve te mi
Atehere une shtrihem prane teje
kjo cigarja si femije pleqerie ose si ndonje gje
tjeter me e sakte qe i lidh dy vete
edhe po sqene aty te dy
Fjalet e tua jane rrethuar nga nje ze i padegjuar
ti me thua mes tingujve se sduhet te te therras me
-Kur je i pire... -shton
Asnje e dhene tjeter pastaj
per trupin tend a je shendoshur me
ai ke krejt vetullat
Thonjte e mi
rriten
jane ngulur ne djerse
ne Viet-Namin tend te rruar pa napalm
Ti qesh megjithate me tym
Dhe une ta di emrin
E ti nuk do qe une te trishtohem
Ndaj
me pickon here-here
ne nje nga bythet e mia te ligura
si mollezat e poetit me tuberkuloz
E asgje
sme ndalon te qaj vete
mos ler te ulen syte e mi.
Ledia Dushi 1978
Thona...
Thona
se sdina me dashte
ikjen
kena shans
largesine
mija mjegulla najr
mos me e ndie
cka na sjellin
nder veshe.
Murin
gjuejme me gota
e Zotin
me laquoZoti sashtraquo.
Na dhimben lott.
Lule
Prej detit
shi puthjesh...
Vorret smaten
me trandofila
as me bajamet
e syve te tu
t mbytun
n prehen t dhetorit.
T rrenqethet trupi
nen rradhet e avullt
t gropehanes.
Nata t kalon prej fundit
neper shpirt...
Lulja
sheh lulen n ty
e fiket.