Gungaci

Fama kjo hyjneshe aq e lakmuar ka nje larmi fytyrash. Llojet dhe permasat e saj jane te shumta - qe nga nami jeteshkurter i ngjarjes se dites deri te shkelqimi i nje emri te perjetshem. Fama pas vdekjes eshte nje produkt me i rralle dhe me pak i deshiruar ndonese me i garantuar dhe zakonisht me i vlefshem sesa llojet e tjera sepse vetem rrallehere sigurohet si mall i thjeshte. Ai qe qendronte me afer fitimit ka vdekur si perfundim ajo nuk eshte ne shitje. Nje fame te tille pas vdekjes te pakembyeshme dhe te paleverdisshme ka fituar tani ne Gjermani emri dhe vepra e Eumlalter Benjaminit nje shkrimtar gjerman me origjine hebreje i cili u njoh si bashkepunetor i revistave dhe faqeve letrare te gazetave gjate me pak se nje dekade para ardhjes ne fuqi te Hitlerit dhe emigrimit te tij por nuk u be i famshem. Ishin ende te pakte ata qe e njihnin emrin e tij kur ai i dha fund jetes ne ato dite te hershme te tatepjetes se 1940-es qe per shumicen e hebrenjve dhe brezit te tij ishin momenti me i erret i luftes -renia e Frances rreziku qe i kanosej Anglise dhe pakti ende i paprekur Hitler-Stalin pasoja me e frikshme e te cilit ne ate kohe ishte bashkepunimi i ngushte mes dy policive me te fuqishme te Evropes. Pesembedhjete vjet me vone ne Gjermani u botua nje permbledhje dyvellimshe e shkrimeve te tij qe i solli pothuajse menjehere nje succes destime dhe ia zgjeroi ndjeshem rrethin e kufizuar te njohjes per se gjalli. Dhe duke qene se vetem emri sado i lartesuar nga gjykimi i me te mireve nuk mjafton asnjehere qe shkrimtaret dhe artistet te bejne nje jete te cilen vetem fama mund ta siguroje deshmia e nje mase te madhe njerezish qe nuk ka pse te jete astronomike ne mund te themi me plot gojen si Ciceroni Si vivi vicissent qui morte vicerunt - sa ndryshe do te kishte qene gjithcka sikur ata qe fituan pas vdekjes te ishin qe ne gjallje fitimtare.
Fama pas vdekjes eshte nje gje aq shume e cuditshme sa nuk mund te besh me faj as qeniet njerezore per verberine e tyre as boten letrare per korrupsionin e saj. Dhe nuk mund ta quash as shperblim te hidhur per ata qe u vune ne balle te kohes se tyre - a thua se historia eshte nje piste vrapim ku disa pjesemarres vrapojne aq shpejt sa thjesht i zhduken nga syte spektatorit. Perkundrazi fama pas vdekjes zakonisht paraprihet nga vleresimi me i larte ne rrethin e te barabarteve. Kur vdiq Kafka me 1924 kopjet e shitura te atyre pak librave qe ai kishte botuar nuk i kalonin te dyqind copet por miqte e tij te letrave dhe ata pak lexues qe ishin ndeshur pothuaj rastesisht me tregimet e tij asnje nga romanet nuk ishte botuar gjer atehere e njihnin ate pa dyshim si nje nga mjeshterit e prozes moderne. Eumlalter Benjamini e kishte fituar qysh heret kete njohje dhe jo vetem tek ata qe ishin ende te panjohur per kohen si Gerhard Scholemi miku i tij i rinise dhe Theodor Eumliesengrund Adorno i pari dhe i vetmi dishepull i tij qe se bashku mbajne autoresine e botimit pas vdekjes te veprave dhe letrave te tij. Ai pati nje vleresim te menjehershem instinktiv do ta quanim ne nga Hugo von Hofmannsthali i cili botoi me 1924 esene e Benjaminit mbi Afinitetet e vullnetshme te Goethes si dhe nga Bertolt Brehti qe thuhet se me te marre vesh lajmin e vdekjes se Benjaminit e quajti ate si humbjen e pare reale qe i shkaktoi Hitleri letersise gjermane. Ne nuk kemi si ta dime nese ekziston dicka e tille si gjeniu krejt i panjohur apo nese kjo eshte endrra me sy hapur e atyre qe nuk jane gjeni por ne mund te jemi deri diku te sigurt se fama pas vdekjes nuk do te jete fati i tyre.
Fama eshte nje dukuri shoqerore adgloriam non est satis unius opinio sikurse ka verejtur me mencuri dhe prerazi Seneka per famen nuk mjafton nje opinion ndonese per miqesine dhe dashurine ai eshte i mjaftueshem. Dhe pa klasifikim pa nje renditje te sendeve dhe njerezve ne klasa dhe tipa te caktuar asnje shoqeri nuk mund te funksionoje si duhet. Ky klasifikim i nevojshem eshte themeli i gjithe diferencimit shoqeror. Nderkaq diferencimi ne boten shoqerore megjithe opinionin e kundert qe ekziston eshte nje element po aq themelor sa dhe barazia ne boten politike. Ceshtja eshte qe cdo njeri ne shoqeri duhet ti pergjigjet pyetjes se cfare eshte - ndryshe nga pyetja se kush eshte - cfare roli dhe funksioni ka. Dhe pergjigja natyrisht nuk mund te jete kurre une jam i pashembullt jo per mendjemadhesine qe permban ajo ne vetvete por sepse nuk do te kishte kuptim. Ne rastin e Benjaminit problemi nese do ta quanim keshtu mund te percaktohet me saktesi ne retrospektive kur Hofmannsthali mbaroi se lexuari esene e gjate mbi Goethen nga nje autor krejt i panjohur ai e quajti ate sch/ech/hin unvergleichlich absolutisht te pakrahasueshme dhe problemi qendronte ne faktin se ai kishte absolutisht te drejte ajo nuk rnund te krahasohej me asgje tjeter ne letersine ekzistuese. Problemi ne tere vepren e Benjaminit ishte se ajo gjithnje rezultonte sui generis.
Pra fama pas vdekjes eshte me sa duket fati i atyre qe nuk mund te klasifikohen d.m.th. i atyre vepra e te cileve as nuk perputhet me rendin ekzistues as nuk paraqet nje zhaner te ri qe ndihmon ne klasifikimin e ardhshem. Orvatjet e panumerta per te shkruar a la Kafka te gjitha deshtime te mjerueshme kane sherbyer vetem per te theksuar pashembulltine e Kafkes ate origjinalitet absolut qe nuk te con ne asnje paraardhes dhe nuk duron pasues. Kjo eshte gjeja e fundit me te cilen mund te pajtohet shoqeria dhe per te cilen ajo do te ngurroje gjithnje te jape miratimin e vet. E thene troc sot do te ishte po aq e gabuar ta paraqisje Eumlalter Benjaminin si kritik letrar dhe eseist sa do te kishte qene e gabuar me 1924 ta paraqisje Kafken si autor tregimesh te shkurtra dhe romancier.
Ta pershkruash vepren e tij dhe ate vete si autor ne menyre adekuate brenda kornizes sone standarte te referimit do te duhej te beje nje numer te madh pohimesh te dyshimta te tilla si ai kishte nje erudicion te gjere nderkohe qe ai nuk ishte studiues lenda e subjektit te tij perfshinte tekste dhe interpretimin e tyre nderkohe qe ai nuk ishte filolog ai nuk ishte shume i dhene pas fese por pas teologjise dhe llojit te interpretimit teologjik per te cilin vete teksti eshte i shenjte nderkohe qe ai nuk ishte teolog dhe nuk ushqente interes te vecante per Biblen ai ishte nje shkrimtar i lindur nderkohe qe ambicia me e madhe e tij lidhej me krijimin e nje vepre te bazuar teresisht ne citime ai ishte gjermani i pare qe perktheu Proustin se bashku me Franz Hesselin dhe St.-John Persen pasi kishte perkthyer me pare Tableaux parisiens te Baudelaireit nderkohe qe ai nuk ishte perkthyes ai analizoi libra dhe shkroi nje numer esesh mbi autore te gjalle dhe te vdekur nderkohe qe nuk ishte kritik letrar ai shkroi nje liber per barokun gjerman dhe la pas vetes nje studim te gjere te pambaruar per shekullin e nentembedhjete francez nderkohe qe nuk ishte historian letrar apa cfare mund te quhet une do te perpiqem te tregoj se ai mendonte poetikisht nderkohe qe nuk ishte as poet as filozof.
Sidoqofte ne momente te vecanta kur ai perpiqej te percaktonte se cfare bente Benjamini e shihte veten si kritik letrar. Dhe nese mund te pranohet deri diku deshira e tij per nje pozicion ne jete ky do te ishte ai i te vetmit kritik te vertete te letersise gjermane sic i ka thene mikut te tij Scholemi ne nje nga letrat e pakta shume te bukura qe jane botuar ndonese vete ideja e ketij shnderrimi ne pjesetar te dobishem te shoqerise do ta kishte revoltuar ate. Pas gjithe gjasash ai ishte ne nje mendje me Baudelairein Etre un homme utile m a paru toujours quelque chose de bien hideux. Ne paragrafet hyres te esese mbi Afinitetet e vullnetshme Benjamini shpjegon ate cka ai kuptonte me detyre te kritikut letrar. Ai nis me dallimin ndermjet komentit dhe kritikes. Pa e permendur dhe pa qene ndoshta as i vetedijshem ai e perdori termin Kritik qe ne funksionin e zakonshem do te thote kritike njelloj si Kanti kur fiiste per nje Kritike te arsyes se kulluar.
Kritika shkruante ai merret me vertetesine e nje vepre artistike komenti me lenden e subjektit te saj. Raporti ndermjet tyre percaktohet nga ai ligj themelor i letersise sipas te ciht sa me e fshehte dhe e ngushte te jete lidhja me lenden e subjektit aq me domethenese eshte vertetesia e nje vepre. Nese ndodh qe per kete arsye te rezistojne pikerisht ato vepra e verteta e te cilave misherohet me thelle ne lenden e subjektit vezhguesi qe i heton ato pas nje kohe te gjate nga gjellimi i tyre veren se realja ne veper eshte shume me impresionuese kur ato kane pushuar se beri jete aktive. Kjo do te thote se lenda e subjektit dhe vertetesia te bashkuara ne periudhen e hershme te vepres shkoliten gjate jetes se saj te pertejme lenda e subjektit behet me impresionuese ndersa vertetesia ruan fshehtesine e saj fillestare. Pra ne nje shtrirje kohore gjithnje e me te madhe interpretimi i asaj qe eshte impresionuese dhe e vecante d.m.th. i lendes se subjektit behet i domosdoshem per cdo kritik te mevonshem. Ne do ta krahasonim ate me paleografin perballe nje pergamene teksti i paqarte i se ciles fshihet pas pervijimeve me te qarta te shkrimit qe e percon. Ashtu si paleografi qe do te duhej te fillonte me leximin e shkrimit edhe kritiku duhet te filloje me komentin e tekstit. Nga ky manovrim lind menjehere nje kriter i pacmuar i gjykimit kritik vetem tani mund ta beje kritiku pyetjen baze te gjithe kritikes - dhe pikerisht ate nese vertetesia rrezatuese e vepres eshte rezultat i lendes se subjektit apo mbijetesa e lendes se subjektit eshte rezultat i vertetesise.
Sepse kur shkoliten ne veper ato vendosin mbi fatin e pavdekesise se saj. Keshtu e pergatit historia e veprave artistike kritiken e tyre dhe kjo eshte arsyeja qe distanca historike ua rrit atyre vleren. Nese nepermjet nje krahasimi vepren ne rritje e shohim si nje turre drush ku digjet i vdekuri komentuesi i saj mund te ngjaje me kimistin kritiku me nje alkimist. Ndersa i pari ka ne dore drute dhe hirin si te vetmet objekte te analizes se tij i dyti merret thjesht me enigmen e flakes ne vetvete me enigmen e vazhdimesise se jetes. Pra kritiku vihet ne kerkim te se vertetes flaka e gjalle e se ciles vazhdon te ngrihet mbi uret e se kaluares dhe hirin e pershkenditur te jetes se shuar.
Kritiku si nje alkimist qe praktikon artin e fshehte te shnderrimit te elementeve shterpe te konkretes ne arin e qendrueshem dhe rrezatues te se vertetes ose me sakte qe vezhgon dhe interpreton procesin historik prej nga lind nje transfigurim i tille magjik - cfaredo qe te mendojme rreth ketij personi veshtire se ai perkon me ndonje gje qe kemi ne zakonisht ne mendje kur klasifikojme nje shkrimtar si kritik letrar.
Megjithate ka edhe nje element tjeter me pak objektiv ne jeten e atyre qe kane fituar pas vdekjes se sa thjesht fakti i te qenit i paklasifikueshem. Ky eshte fati i keq dhe nje element i tille mjaft i theksuar ne jeten e Benjaminit nuk mund te shperfillet ketu pasi vete ai qe pas gjithe gjasash nuk e mendoi dhe nuk e enderroi kurre famen pas vdekjes ishte thellesisht i vetedijshem per te. Ne shkrimet e tij por edhe ne bisedat me te tjeret ai e kishte zakon te fliste per Gungacin e vogel bucklicht Mannlein nje personazh te nje perralle gjermane nga Des Knaben Eumlunderhorn permbledhja e famshme e poezise folklorike gjermane.
Gungaci ishte nje i njohur i vjeter i Benjaminit te cilin ai e kishte takuar per here te pare ne nje liber femijesh kur ishte ende i vogel dhe nuk e harroi kurre. Por vetem nje here ne fund te Nje femijeri berlineze ne kapercyellin e 1900-s kur parandjeu vdekjen dhe u perpoq ta rrokte me nje veshtrim tere jeten e vet...sic thuhet kur je ne grahmen e fundit ai u shpreh qarte per ate qe e kishte terrorizuar qe ne vitet e para te femijerise dhe qe do ta shoqeronte deri ne vdekje. Sa here qe bente vaki ndonje prej atyre prockave te panumerta te femijerise e ema e tij ashtu si miliona nena te tjera gjermane thoshte Te con te fala dreqi Ungeschicktlasstgrusseri. Dhe femija natyrisht e dinte se cishte gjithe kjo prapesi e cuditshme. E ema e kishte fjalen per gungacin e vogel qe i bente sendet te kurdisnin gracka djallezore per femijet ishte ai qe te vuri sterkembesin kur u rrezove dhe ta beri cope-cope ate qe kishe ne dore. Por pas femijerise u shfaq burri i madh qe e dinte cfare nuk kuptonte ende femija dhe pikerisht qe nuk e kishte provokuar ai shkurtabiqin duke e pare drejt ne sy - a thua se kishte qene ai djali qe donte te mesonte cishte frika - por gungaci qe e kishte pare ate dhe se prapesia ishte nje fatkeqesi. Sepse cdo njeri qe e veshtron shkurtabiqi nuk e ka mendjen aty as te vetja as te shkurtabiqi. Dhe ngrin perpara togut te coperinave Schriften I 650-52.
Fale botimit te ri te letrave te tij historia e jetes se Benjaminit mund te skicohet tani ne vija te trasha dhe do te ishte vertet intriguese po ta rrefeje ate si nje seri me togje te tilla coperinash sepse veshtire se ka ndonje ceshtje qe ai vete ta kete pare nen kete prizem. Por thelbi i subjektit eshte se Benjamini e njihte shume mire nderveprimin misterioz piken ku dobesia takohej me gjenine te cilen ai e percaktoi me aq mjeshteri te Prousti. Sepse me siguri ai e kishte fjalen edhe per veten e tij kur miratonte plotesisht ate qe kishte thene Jacques Rivierei per Proustin ai vdiq nga e njejta mungese pervoje qe e beri ate te shkruante veprat e tij. Ai vdiq nga papjekuria...ngaqe nuk dinte te ndizte nje zjarr apo te hapte nje dritare Imazhi i Proustit. Ashtu si Prousti edhe ai ishte krejt i pazoti per ti ndryshuar rrethanat e jetes se tij madje dhe kur ato ishin gati ta derrmonin. Ngathtesia e tij me perpikerine e nje somnabuli e conte ate vazhdimisht drejt vorbulles se fatkeqesise ose kudo qe do te mbinte dicka si ajo. Keshtu rreziku i bombardimit ne dimrin e 1939-40-s e beri ate te vendoste per tu larguar nga Parisi drejt nje vendi me te sigurt. Mire po asnje bombe nuk ra ne Paris ndersa Meauxja ku vajti Benjamini ishte nje qender e trupave ushtarake dhe afermendsh nje nga te paktat vende ne France qe u rrezikua seriozisht ne ato muaj te luftes se rreme. Por ashtu si Prousti edhe ai i kishte te gjitha arsyet e mundshme per ta bekuar mallkimin dhe per te perseritur lutjen e cuditshme ne fund te vjershes popullore me te cilen mbyll kujtimet e femijerise.
Fragment nga Gungaci te Walter Benjamin1892-1940
Perktheu nga origjinali anglisht Gjergj Peci