Festivali i filmit ne Berlin, krijohet trotuari i yjeve
BERLIN- Për të shënuar 60 vjetorin e Festivalit të Filmit në Berlin në kryeqytetin gjerman u krijua Trotuari i Yjeve. Në zemër të rrugës Potsdamer, pranë Pallatit Berlinale, kryebashkiaku i Berlinit Klaus Uouereit dhe drejtori i festivalit Dieter Kosslick zbuluan yllin e parë të artë në nder të aktores gjermane Marlen Ditrih. "Këtu ku zhvillohet Berlinale, ku ngrihet muzeu i filmit, Berlini do ta paraqesë veten si kryeqytet ndërkombëtar i filmit", tha Uouereit duke folur për gazetarët. "Ne do të nderojmë personalitetet e filmit, artistët e mëdhenj që kanë zënë vend para e pas kameras duke realizuar filma të mëdhenj. Ylli i parë i përket aktores Marlen Ditrih. Ajo ka qenë e do të jetë yll. Ne i detyrohemi shumë asaj". Organizatorët kanë në plan të vendosin mëse 200 yje gjatë vitit që vjen.