E Diel, 1 Nëntor 2026

PS paraqet një Memorandium për zgjidhjen e krizës politike

TIRANE-Pak minuta para takimit më Presidentin Topi, nga selia rozë bëhet e ditur se Partia Socialiste ka miratuar një Memorandium që do tia paraqesë sot Presidentit. I titulluar si Memorandiumi për zgjidhjen e krizës politike, ne tekst verehen qarte kerkesa për hapjen e kutive dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Ne Memo, PS deshmon vullnetin per te kontribuar ne zgjidhjen e krizes politike qe sic theksohet ne tekst, i ka rrenjet ne deformimin e votes se popullit. Duke iu referuar kerkeses se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, per hetim te zgjedhjeve dhe kthim te opozites ne parlament, PS me ane te Memorandiumit i paraqet Presidentit qendrimin se  "pret me padurim lejimin e nje hetimi te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te shkuara per tu kthyer nje ore e me pare ne Kuvend".Ne memorandium theksohet se PS duke falenderuar aktoret qe moren pjese ne zhvillimin e tryezes se sotme, paraqet se kriza u shkaktua jo si pasoje e bojkotit qe iu be Kuvendit nga PS, por se ishte kriza politike ajo qe provokoi bojkotin."Qendrimi refuzues i qeverise ndaj se drejtes sone kushtetuese per hetim te plote e pa kushte te zgjedhjeve, posacerisht refuzimi antikushtetues per te perfshire kutite e votimit ne objektin e hetimit parlamentar, vendosi bojkotin e opozites dhe nisjen e sezonit te protestave".PS konstaton në këtë Memorandium se nuk e ka bojkotuar Kuvendin se kërkon marrjen e pushtetit në tavoline por si një e drejtë kushtetuese. Duke theksuar se me nje hetim transparent merr fund njehere e mire kontestimi i votes dhe prekja e saj gjate procesve zgjedhore, PS ben te ditur permbajtjen e objektit te hetimit."Permbajtja e objektit te hetimit parlamentar  qe duam te kryejme ka lidhje me ceshtje te tilla si mungesa e zbatimit te ligjit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave, procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit, mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimti te votave".Me këtë memorandium qe Edi Rama synon ta paraqese ne tryezen e sotme politike me Presidentin tregohet qendrimi i palekundur i socialisteve rreth kerkesave te tyre.Memorandiumi ne fund te tekstit i adresohet edhe Kryeminsitrit Berisha dhe ambasadoreve te huaj ne Tirane si ai i KE, Helmut Lohan, i SHBA-ve Xhon Uithers dhe ambasadorit te Spanjes, vedn qe kryeson kete vit BE, Manuel Montobios. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›