“PS të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të kthehet në sallën e Kuvendit”
Këshilli i Evropës dhe Popullorët EvropianëKryetari i Grupit të partive Popullore Evropiane, Joseph Daul i apelon përsëri opozitës shqiptare që të gjejë mirëkuptimin brenda saj dhe t’i drejtohet sallës së Kuvendit. Përmes kësaj deklarate për shtyp të shpërndarë nga Partitë Popullore Evropiane, Daul thekson edhe njëherë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin të rregullta dhe se prezenca e komisionerëve shqiptarë dhe të huaj që ndoqën nga afër procesin, nuk ka dhënë asnjë raportim për manipulim të zgjedhjeve. Parlamenti Evropian, është shprehur edhe më herët, përmes një rezolute, kundër bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës. Aty thuhet se kërkesa për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimi i votave është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata e Apelit. Lidhur me një fakt të tillë, PPE shohin të udhës t’i apelojnë opozitës që të respektojë vendimin e Gjykatës dhe të KQZ, të respektojë vendimet e gjyqësorit, të cilat përbëjnë bazën e ekzistencës së shtetit demokratik. “Grupi i PPE është thellësisht i shqetësuar për situatën e vështirë politike në Shqipëri shkaktuar kjo nga bojkoti i zgjatur i Parlamentit shqiptar nga Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në Shqipëri. Partia Socialiste duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, të cilat janë vlerësuar si të rregullta dhe të kthehet të punojë në interes të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Joseph Daul Kryetar i Grupit të PPE-ve, në Parlamentin Evropian.RezolutaParlamenti Evropian miratoi një rezolutë nëntor kaluar në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor duke i bërë thirrje opozitës për të ndaluar bojkot dhe duke i apeluar se për të kryer detyrën e saj, duhet të përfaqësojë votuesit socialistë në parlament. “Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri vëzhgues të huaj nga organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë qenë të pranishëm në vend dhe nuk ka asnjë dëshmi për numërim të parregullt apo manipulim të rezultatit”, tha Elmar Brok, Deputeti i PPE, Koordinator i Komisionit për Punët e Jashtme. Sipas tij, Partia Socialiste e Shqipërisë, duhet të respektojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit që hodhën poshtë kërkesën për rinumërim të votave. “Opozita shqiptare duhet të punojë në bashkëpunim me qeverinë në rrugën e reformave ekonomike dhe sociale për të sjellë Shqipërinë sa më pranë përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Joseph Daul.Teksti i miratuar nga Parlamenti Evropian më 25 nëntor 2009:“Vlerësohet progresi i bërë nga Shqipëria në bazë të progres-raportit të fundit dhe në veçanti në procesin e lëshimit të kartave të identitetit dhe njëherazi përmirësimetnë kornizën ligjore dhe administrative të procesit zgjedhor, i manifestuar nga zgjedhjet e fundit kombëtare. I bën thirrje opozitës për të ndaluar bojkotimin e parlamentin, duke i apeluar për të kryer detyrën e saj dhe për të përfaqësuar votuesit të saj në parlament. I bën thirrje qeverisë dhe opozitës për të gjetur një rrugë të përbashkët që do të afronte opozitën në parlament....