E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i filmit ne Durres ndahen cmimet

DURRES- Jane ndare cmimet e Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres. Ccedilmimin e Gladiatorit te Arte si filmi me i mire e ka marre filmi The last days of Emma Blank nga Alex van Warmerdam ndersa cmimin e regjisorit me te mire e ka marre Severine Cornamusaz per filmin Animal heart. Nderkaq si aktorja me e mire eshte vleresuar Ronit Elkabetz ne filmin Ashes and bones nga Fanny Aradant dhe si aktori me i mire eshte shpallur aktroi shqiptar Blerim Destani per rolin e tij ne filmin Dossier K te regjisorit Jan Verheyen.

I njejti film ka marre edhe cmimin special te jurise. Sa i takon seksionit te filmave Balkan eorld si filmi me i mire ballkanik eshte vleresuar filmi Medal of honour nga Calin Peter Netzer cmimi i audiences i ka shkuar filmit Besa te Serdjan Karanovic dhe ai i kritikes serish per filmin Medalja e nderit te Calin Peter Netzer. Ne seksionin e filmave te shkurter te studenteve shqiptare me i miri eshte shpallur Jinx in a Jiffy nga Gentian Koci student i Akademise se Filmit dhe Multimedias Marubi nderkohe qe vleresime speciale kane marre filmat Brenda nga Adhurim KIDA student ne fakultetin e Arteve ne Prishtine Marreveshja nje film nga Lorina Beci studente ne Akademine e Arteve ne Tirane.

Festivali Nderkombetar i Filmit ne Durres ne edicionin e ketij viti edhe nje cmim karriere Kryzystof Zanussi si edhe Dhimiter Xhuvanit Agim Qirjaqit Bekim Fehmiut dhe Tinka Kurtit. Ka nje perzgjedhje interesante qe deshmon cilesite e ndryshme kinematografike ne Europe dhe ne rajon. Gjithe rajoni i Ballkanit eshte ne tranzicion dhe ne krize ekonomike dhe morale. Filmat trajtojne pikerisht ekstraktin e kesaj krize - pati thene kryetari i jurise Isa Qosja. Per kineastet europiane realitetet ne Ballkan jane pertej ekzotikes. Ato jane te prekshme te nje hapesire gjeografike qe ndodhet ne rrugetimin e veshtire drejt shtepise se perbashket Europes. Europa dhe Ballkani. Prane dhe larg. Per here te pare ne kete edicion te trete te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres kineastet europiane i jane drejtuar kesaj ideje permes pasqyrimit te realiteteve qe po perjeton Ballkani sot ne rrugetimin e tij drejt Europes.
GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›