Ulen ndjeshem temperaturat reshjet e shiut do te vazhdojne edhe javen qe vjen
Reshjet e shiut te dy diteve te fundit i ulen ndjeshem temperaturat ne te gjithe vendin tone. Persa u perket temperaturave e shtuna ka sjelle nje renie te ndjeshme ne vlerat e mesdites me 6 grade duke bere qe temperatura me e larte te mos shkoje me shume se 22-23 grade celsius. Sipas meteorologeve paqendrueshmeria e kushteve atmosferike qe kane shoqeruar diten e djeshme si kthjellimet vranesirat reshjet dhe ulja e temperaturave do te vazhdojne deri ne fillim te javes qe vjen. Pritet qe reshjet e shiut te vazhdojne dhe gjate dites se sotme dhe te henen por ne ndryshim nga dita e shtune temperaturat do te ngrihen me 3-4 grade me shume. Kurse diten e marte 7 shtator dielli do te shkelqeje serish dhe temperaturat me te larta ne shumicen e vendit do te variojne nga 25 deri ne 27 grade celsius. Reshjet e shiut dhe temperaturat e diteve te fundit tregojne se stina e vjeshtes ka ardhur. Sipas meteorologeve mbas dates 10 shtator temperaturat do te rriten serish me 8 grade por pavaresisht kesaj javet ne vazhdim mbeten ne kushtet e motit te paqendrueshem pasi vranesirat dhe shirat do te jene prezente ne pjesen me te madhe te territorit. Meteorologet nga nje parashikim i pergjithshem per muajin shtator raportojne se ai nuk do te jete i lagesht si ne vitet e meparshme por reshjet e shiut do te jene prezente gjate gjithe shtatorit nderkohe qe temperaturat parashikohen ne vlerat normale dhe karakteristike per muajin qe ndodhemi.
5 Shtator 2010