E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Presidentit

TIRANE- Presidenti i Republikes i adresoi dje nje mesazh publik deputeteve te Kuvendit ne prag te nisjes se legjislatures se re parlamentare. Nuk eshte hera e pare qe presidenti zgjedh komunikimin me deputetet permes medias pa pranine fizike e solemne me fjalim presidencial ne seancen plenare. Forma e mesazhit merr diskutim por permbajtja e tij mbetet themelore e prioritare ne raste te tilla. Ne cdo rast mesazhi presidencial meriton vemendjen e vecante te publikut parlamentit dhe pjeses politikberese ne jeten politike shqiptare sidomos kur ai reflekton gjendjen ne vend.
Shqiperia hyn ne vitin e dyte te drejtimit nga nje qeveri koalicioni shifrash midis PD se djathte dhe LSI se majte. Ajo eshte gjithashtu ne vitin e dyte te krizes politike qe lidhet me zgjedhjet e qershorit 2009 dhe aksionin politik te opozites per transparencen zgjedhore. Ne aspektin e jashtem Shqiperia ka arritur kuota negative ne raport me SHBA ligji mbi SHISH votimet ne drejtesi dhe me Bashkimin Europian vonesa 6-mujore per liberalizimin e vizave raportet kritike per korrupsionin dhe ngercin politik. Ne aspektin e brendshem vendi vijon te jete arene e nje lufte bipolare politike pa produkte konkrete per qytetaret me ndikim negativ ne ekonomi me reformat e bllokuara mungese konsensusi dhe reflektim te te gjitha tipareve negative te tranzicionit korrupsion abuzime me pushtetin protesta bllokime rrugesh greva urie bojkot parlamentar refuzime reciproke pozite - opozite. Presidenti do te dekretoje keto dite zgjedhjet e ardhshme lokale nje akt formal kushtetues por politikisht nje arsye me shume per thellimin e krizes dhe mosbesimit midis paleve politike. Nderkohe Presidenti sapo mbushi tre vjet ne post dhe hyri ne dyvjetorin e fundit gje qe e nxit dhe i lejon me shume ambicie e veprim per te saktesuar trashegimine e tij presidenciale ose per kalkulime politike qe japin shanse per nje rikandidim tjeter. Ne keto rrethana Presidenti ka folur. Dhe e folura e tij duket e qarte. Ai ka zgjedhur te jete president kur flet per nevojen e konsensusit e bashkepunimit permend sfidat dhe sugjeron nje axhende te perbashket parlamentare midis paleve politike te jete qytetar kur shpreh zhgenjimin mbi parlamentin dhe jeten parlamentare krizen dhe sjelljen politike te jete ze politik kur flet per ligjin e SHISH debatin mbi transparencen zgjedhore nevojen e ndryshimeve kushtetuese per sigurine e votes dhe proceseve zgjedhore etj. Presidenti tregohet kritik ndaj PD aty ku ajo cdo dite mburret reformat jane te munguara votimet parlamentare jane formale sasi jo cilesi perspektiva e besimi mungojne zhvillimi problem standardet e jeteses fryma euroatlantike zhgenjim te NATO dhe vendeve partnere. Presidenti i drejton kritika direkte PS ne ate qe per socialistet ka qene objekti politik transparenca e zgjedhjeve dhe debati mbi zgjedhjet e kaluara kerkon tejkalimin pa kushte te debatit. Per here te pare Presidenti sugjeron reforma zgjedhore qe mund te kerkojne ndryshime kushtetuese nenkupto zgjedhja direkte e presidentit dhe kalimi ne proporcional kombetar dhe ligjore ndryshime ne KQZ dhe administrimin zgjedhor. Ai sugjeron heqjen e imunitetit per deputetet dhe gjyqtaret reforme te re administrative e territoriale decentralizim te pushtetit vendor depolitizim te administrates shteterore respektimin e pavaresise se gjyqesorit dhe drejtesise si dhe hapa te tjere qe kane qene e mbeten tema kryesore kritike te raporteve nderkombetare mbi Shqiperine.

I gjithe mesazhi presidencial thekson mungesen e dy cilesive themelore per demokracine ne Shqiperi demokracise parlamentare dhe demokracise funksionale. Ai pranon se per kete shkak tranzicioni nuk eshte mbyllur dhe apelon parlamentin dhe aktoret politike te punojne per rikthimin e tyre. Ne fund Presidenti rikujton synimin e tij per te mbrojtur interesat e shtetasve te ketij vendi nje artikulim me theks te vecante kur kryetari i shtetit e thote kete ne nje mesazh drejtuar parlamentit pushtetit legjislativ si burim i sovranitetit te popullit. Edhe pse me ndonje element te manget politika e jashtme Kosova rajoni padyshim qe ne tre vitet e presidences se z. Topi ky eshte mesazhi me i plote me i forte me direkt dhe me presidencial qe kemi degjuar. Qofte edhe per kete arsye ky eshte nje rikthim presidencial. A lidhet kjo me nje ndryshim axhende personale te Presidentit A lidhet kjo me refleksione te tij mbi zhvillimet politike te vitit te fundit ne Shqiperi A eshte ky nje konstatim i frymes perendimore qe emisare te huaj sjellin periodikisht ne zyren e tij A eshte presidenti i vendosur qe kete here te mos flase vetem me dekrete te heqe dore nga praktika e mosperzierjes ne punet e partive a eshte nje akt zyrtar me vlere justifikimi ne te ardhmen nje shenje presioni mbi maxhorancen aktuale apo nje vetendergjegjesim mbi ate cfare qytetaret presin prej tij qe ai vete perfaqeson si individ dhe sidomos si institucion

Te gjitha variantet jane te mundshme pasi sic thote vete presidenti ne mesazhin e tij e verteta mbi te kaluaren qarteson natyrshem edhe te tashmen. Gjithsesi ky eshte nje zhvillim i ri rasti i pare kur Presidenti hyn fort ne skenen politike dhe ngre zerin per te thene ato te cilat prej kohesh mendojne dhe shprehin qytetaret jomilitante qarqet liberale ne vend dhe partneret tane nderkombetare. Ne kete kontekst ky mesazh presidencial eshte i mirepritur dhe nje shenje pozitive se qytetari i pare i shtetit ka vendosur te kryeje funksionet e Presidentit duke bashkejetuar me modelin e qytetarit dhe te politikanit aktiv qe kemi njohur ne vitet e aktivitetit te tij politik e parlamentar.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›