E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Fierze arrestohet autori

PUKE- Policia ka mundur te arrestoje pasditen e sotme autorin e shperthimit ne afersi te Hidrocentralit te Fierzes. Mesohet se shtetasi Bashkim Gjoka u arrestua ne Kukes teksa po tentonte te largohej.

Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale nje sasi te konsiderueshme bakri qe ishte siguruar nga shperthimet me dinamit ne afersi te hidrocentralit.

Shperthimi ndodhi mengjesin e sotem ndersa banoret e zones te alarmuar lajmeruan menjehere policine.

Zedhenesja e Policise se qarkut Shkoder Fatbardha Celepia beri te ditur se shperthimi ndodhi larg hidrocentralit ne afersi te rruges automobilistike. Lenda plasese eshte perdorur per te nxjerre disa pllaka betoni hekuri i te cilave shitet per perfitime financiare.
e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›