E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i filmit vizatimor në Shkodër

Janë përzgjedhur 195 filmat vizatimorë, që do të marrin pjesë në edicioni e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Vizatimorë “Anifest Rosafa”. Aktiviteti do të mbahet nga data 23 shtator deri në 1 tetor, në qytetin e Shkodrës, e cila do të mirëpresë organizatorët për të dytin vit me rradhë.

Një nga organizatorët, regjizori Artan Maku u shpreh se prurjet këtë vit kanë qënë të shumta dhe shumë cilësore. Juria do të përbëhet nga 25 anëtarë, të cilët do të përzgjedhin edhe filmat më të realizuar dhe me vlera artistike.

Në aktivitet do të jepen disa çmime si për filmin më të mirë për fëmijë, filmin më të mirë realizuar nga studentët, filmin më të mirë të bërë nga autorë independent dhe filmin më të mirë profesional.

Përgjatë ditëve të mbajtjes së festivalit, do të mbahen edhe seminare dhe Workshope të hapura me studentë, fëmijë dhe artë-dashës të filmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›