MALLKIMI I LIBRARIVE DHE URIA TRONDITSE PR LIBRA

Ka ardhur cuditerisht nje kohe qe kushdo i sheh librarite si nje vend qe ekziston ne menyre virtuale e jo realisht. Ndihesh nganjehere si ne nje planet tjeter duke vajtur ne nje librari te madhe me librat neper kembe gjoja permes nje crregullimi intim e qe ti mund ta prekesh vete dore ta shfletosh dhe te meditosh ca caste me ta e te ndihesh tek e fundit i qete. Por keshtu do te duhen mbase disa ore. E kete bashkebisedim ta jep sidomos nje panair libri qofte ky edhe i Tiranes madje per me teper i Tiranes i cili sikur ka filluar ti sajdise me mire librat duke ua hequr tymin e mjegullen dhe duke i pajisur me nje fisnikeri te re e te lavderueshme nepermjet veshtrimit te pafajshem e mjaft domethenes te te rinjve qe dynden ne stendat e librave...
Por jemi ne librari. Nje kioske me ca libra kot. Pa sistem dhe me nje pamje lodhese sepse nje librari o duhet te jete e tille o te mos jete fare. Pastaj sdi se si por librat habitshem zene e rreziten trotuareve dhe veshtrojne me sy te pafajshem kalimtaret e rastit. Libra te shtrire perdhe si ca te semure te hedhur jashte pavijoneve spitalore e te shtrire ne lulishten e spitalit si per te thithur edhe ato ca rreze dielli. Ne kete rast vetem ai qe tregton ne kete fare feje librat nuk ka faj sepse ai nuk e di se librat e hedhur keshtu jashte ne rruge nuk rrine dot mire nuk ndihen rehat. Ankohen pa ze librat. Madje edhe kur i kap me dore se si dridhen lehte nga nje emocion i padukshem e historik.
Cka ndodhur me librarite Ka ndodhur pikerisht ajo qe o spo e sheh dot ne sy shteti social dhe i kultures ose sdo qe ta shohe Kjo e dyta eshte vajmedet E megjithate ne jemi te detyruar ta themi mendimin tone. Dihen te gjitha vendet e shtrirjes se rrjetit te librarive ne Tirane te pakten ashtu sic dihet edhe si perfunduan ato Tirana nje qytet me afer 1 milion banore nuk ka librari. Edhe ne rastet kur u ngriten ca te reja ato u zhyten ne qiqerimen e tmerrshme te pavemendjes shteterore Por megjithate erdhen ca kioska qe nxinin shume pak libra aq sa nuk nxinin dot edhe librashitesin e pavellimshem. Ato madje nuk i mjaftojne edhe nje bukinisti qe shet libra te vjeter te rralle e te sajdisur nga minjte e librave
Albania Libri Universitar Adrion Tirana Times e ndonje tjeter jane fare-fare pak ndaj dhe nuk gjen dot jo vetem mirekuptimin e librave por as edhe te librareve me gjithe deshiren e mire dhe me dispoziten per te hedhur nje mendim trimerisht rreth mundesive te reja. Ideja e pakmeparshme se Lana mund te behet si vend i liberalizimit te trojeve per librari si vend ku mund te jepen edhe koncesione per librari private me nje projekt model ne gjithe gjatesine e saj dhe ne urat prane ne te dyja anet te pakten nga Berryli e deri te Pallati me shigjeta. Kete ujdi librash mund ta drejtoje shume mire Bashkia e Tiranes duke i kthyer urat-librari ne nje model te vecante edhe per ta bere me emer tjeter qytetin si kulture krejt origjinale e qe te meritoje fonde per projekte te hasharta evropiane
Por le te ikim pakez nga Tirana dhe te endemi paksa ne Shqiperi. Per shembull Durresi sikur i ka mallkuar librarite dhe ka mbetur tani te kioska 1 m2 e Bardhes qe ka shemren e vet me nje tjeter kioske aty afer. Celi nje librari Toena prane sheshit qendror por ajo librari ra ne duar te pasigurta biznesi. Ashtu si mund te thuhet edhe per shkelqimin e librarise Blustar te Linda Dodanit Por edhe kjo humbi ndonese u ideua dhe funksionoi si librari e parametrave evropiane E mallkoi dikush apo shkoi sy kjo nuk dihet por ama dihet se sot eshte nen trysnine e nje pritjeje sociale te malulte Asgje nuk eci dot mire ne Durres. Nderkaq ne Elbasan endrra e Ramazan Shtylles per te bere nje librari te jashtezakonshme mbeti serish enderr dhe kjo u tret ne sirtar derisa perfundoi ne hollin e teatrit Skampa ne formen e nje dekori per kafenene Nderkaq ne Peqin ka bere nje perpjekje fillestare Shkendi Gripshi. Dhe po te shkosh ne Gramsh do te gjesh librarine e vjeter bashke me libraren Lumturi Mucon qe ka qene librare shume me heret. Te vjen keq se nje qytet i mbyllur si Gramshi ka etje per te lexuar. Mirepo kete e varferon tepria e ndonje librashitesi sepse ne nje objekt si ky eshte edhe libraria ne Librazhd por librat e rinj ose nuk merren ose i lihen rastesise. Le te mos themi asgje per momentin se si duan ti privatizojne keto librari duke tentuar me teper shkaterrimin e tyre. Kjo duket se shpetoi ne Korce duke gjetur libraria e vjeter dy bleres interesante dhe tashme libraria funksionon si e plote nga Musa Manka dhe Donika Naqe. Libraria tjeter prane sheshit te Mitropolise u shit tek ata qe nuk e mbajten dot per librari. Keshtu venitet kultura venitet deshira dhe ti thua me vete se librarite qenkan vertet te mallkuara
Nese ne Pogradec Sotiraq Mangeri dhe e shoqja Mariana kane ngritur nje librari interesante kete ka bere edhe Artan Tole ne Kucove i cili edhe pse e humbi librarine shteterore te se emes - Sofika Toli - e ka ngritur thuajse me thonj librarine e tij te re dhe te pajisur ndonese serish tingellon e vogel por qe behet e madhe nga deshira e ndezur e Artanit. E tille fjala vjen eshte edhe libraria e Shijakut te cilen e ka pajisur me fanatizem dhe dashuri te pashoqe per librat Besnik Llaftiu miku im aq i pasionuar per librat sa nuk ia gjen shokun. Por te mos harrojme Besniku eshte njeri me kulture dhe jo dokudo. Librat e kapur me dore prej tij kane edhe durimin te jene edhe prane deshires se piktorit te merituar Agim Faja por edhe te te birit te Besnikut Memlit i cili nuk e ve ne kandar harxhimin e parave per kulturen dhe librat. Tek e fundit keshtu eshte mesuar
Une doja te qendroja pak caste te libraria qe ngriti ne Lushnje Artan Murati nga rrenojat e librarise se meparshme shteterore te flisja pak caste me librarine e vjeter te Kavajes qe ende nuk po kthehet ne identitet me gjithe pritjen e gjate madje lodhese te Manushaqe Sakjes. Por gati keshtu ndodhi edhe ne Berat ku te zene kembet ca furrike te vegjel pervec librarise se Kastriot Hoxhes qe te pakten ben perpjekje te duket. E ne kete drejtim e ka te veshtire te marre fryme libraria e Kozma Angjeliut ose e ndonje tjetri
Ne Fier librarine e vertete e ka mbajtur ne kembe dashuria e vecante per librin nga Haxhi Kalluci piktor dhe perpjekja mbinjerezore e Islam Hysit ne Vlore kane mbire nga dheu nja tri librari fantastike por ende pa fizionomi. Ne Lac libraria e Arian Cokes ne Lezhe librari Kuvendi ne Rreshen libraria e Agustinit ne Kukes libraria e Korab Bajraktarit ne Shkoder librari Albania dhe librarite e Arian Gokajt apo e Erion Goges ndoshta edhe librari Fleta ne Peshkopi etj. jane nder me te mirat ne vend por megjithate edhe ato ankohen o per kubature te vogel o per librat qe presin e presin gjer ne pamundesi lexuesit a vizitoret e anatemuar.
Nje qytet nuk mund te konceptohet pa nje librari. Madje pse jo edhe nje fshat por kjo do te quhej thele mbi bisht Megjithate le te mbetemi te qyteti. Ka librari te madhe e te mire Patosi dhe Monda librarja u rri ne koke librave. Po keshtu ka librari te mire Ura Vajgurore dhe fle Berati me kioska ndonese Berati duhet ta kishte nje librari te kalibrit UNESCO si pjese e trashegimise nderkombetare. Ne tryezat e bashkise ky projekt ka vallezuar sipas oreksit. Keshtu ka ndodhur edhe ne Gjirokaster derisa libraria e Xhemal Zekes amp djemte pret e percjell dashamires te shumte e sidomos studente. Nderkaq ne Sarande nuk ka librari Ka nje projekt Bejdo Cela po edhe ky dicka pret. Te vjen ndermend iniciativa e kompozitorit Limoz Dizdari qe mori me qira pallatin e kultures te Ksamilit mbi kodrine madje ne ato mjedise ngriti edhe nje librari. Por nderkohe vraponin edhe idete dashamirese te Limozit per nje panair veror libri ne Sarande domethene nje panair gjigand dymujor se bashku me kulturoret e bashkise. Ndoshta kjo ide i trembi edhe ata qe donin te ngrinin nje librari ne Sarande
Kur kerkon librari ne Shqiperi mire ben po cke qe shkon gjer ne Kosove Atje librat i ke ne rruge perpos librarise se Jahir Ahmetit dhe te Dukagjinit apo librarise Buzuku. Nuk ngelet pas dore edhe nisma e madhe e Mursel Berishes me librarite e Ben-Af-it apo edhe ajo e Eroll Xhaferit ne Prizren. Vetem kaq. Jashtezakonisht keq dhe pak Ne qytete te tjera me numer te madh banoresh nuk gjen librari ose gjen te ashtuquajturat librari. E kjo te rendon mbi zemer kur je ne Maqedoni ku mund te vecosh vetem librarine Albas ne Tetove. Pastaj kembe libri nuk gjen ne kete vend pervec librave fetare natyrisht ndonjeres qe vetem tabela taksative i la mbetur si librari E pra e gjithe kjo hapesire vuan per libra por sidomos per librari. Te mjerat e mallkuara...
E megjithate kudo qe shkon qytet qyteze fshat... ka nje uri tronditese per libra dhe vetekuptohet edhe per librari. Mirepo nje shtet i vertete social ia heq taksen librarise i heq shume detyrime gjithashtu shmang edhe mjaft subvencionime te allasojta e te cuditshme madje edhe me shifra tronditese. Dhe njeriu i kultures kushdo qofte iken ca hapa me tej disi i trembur nga keto lloj shifrash per te te paimagjinueshme...
Pak promovim me pak shkrimtare
Sot ne mbremje ne oren 1800 ne Pallatin e Kongreseve hapet panairi i librit Tirana 2010. Ceremonia e celjes se panairit do te behet nga tre shkrimtare Sabri Hamiti Kim Mehmeti dhe Aurel Plasari. Nga prezantimi qe Shoqata e Botuesve shqiptare ka bere dje ne nje konference per shtyp do te kete rreth 100 botues te pranishem ne panair prej tyre 30 vijne nga jashte kufijve te Shqiperise. Numri i titujve te ekspozuar do te jete mbi 40.000 ekzemplare ndersa tituj te rinj te ekspozuar rreth 1200 tituj. Nderkohe sipas programit dhe katalogut te publikuar nga Shoqata e Botuesve rezulton shume pak veprimtari promovuese dhe letersi shqiptare. Ndersa pritet te organizohet ne diten e dyte te panairit nje forum per librin perkthimin dhe gjuhen probleme dhe synime
Re. Ku.