E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i teatrit ballkanik - moment ballafaqimi

Salla e Teatrit Kombetar ne Tirane e ka nisur shume me heret se zakonisht sezonin artistik 2010 -2011. Dhe hapja ka qene e vecante pasi per nje jave rresht spektatoret do te jene prezent ne nje festival premiere ku trupa profesioniste nga 8 vende ballkanike Shqiperia Bullgaria Mali i Zi Serbia Maqedonia Kosova Bosnje Hercegovina dhe Greqia do te konkurojne mes tyre. Regjisori i njohur i skenes se teatrit shqiptare Gezim Kame eshte drejtori i ketij Festivalit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjisori Gezim Kame flet per DWAi nuk e fsheh kenaqesine se projekti i tij dhe nga stafi qe e mbeshtet pas nje kohe te gjate tashme eshte bere realitet. Keshtu hidhet baza per nje event mjaft te rendesishem artistik rajonal qe do te krijoje padyshim traditen e vet ne te ardhmen thote Kame per DW.

Ideja eshte qe sic thote Sokrati O njeri njih hunden tende edhe ne ketu eshte mire te njohim njeri-tjetrin tere keto lloj mentalitetesh qe ekzistojne rreth e qark nesh. Duke njohur njeri-tjetrin duke perkrahur njeri-tjetrin dore per dore mund te shkojme drejt Evropes pastaj pra me larg nga vetja.

Momente te rendesishme ballafaqimi

Te merkuren ne naten e pare te Festivalit u ngjit ne skene mikpritesja Shqiperia me pjesen e Luixhi Pirandelos Gjashte personazhe kerkojne nje autor. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjisori Mehmet Xhelili flet per DWRegjisori i shfaqjes Mehmet Xhelili thote per DW se e konsideroi performancen e trupes si nje premiere pavaresisht se ajo eshte dhene dhe me pare ne skenen e Teatrit Kombetar.

Une i konsideroj festivalet takimet si nje moment teper te rendesishem ne aspektin e krijimtarise qe eshte ballfaqimi. Une kam nje ide se nese ka nje drejtim ku teatri duhet te luftoje shume ky eshte ballafaqimi me teatrin europian ne teresi dhe ne nje fare menyre edhe ne planin ballkanik si ne kete Festival.

Mbremjen e se enjtes do te konkurojne bullgaret me nje shfaqje qe eshte e ndryshme nga te tjerat. Gjithcka pa fjale e tekst e konceptuar dhe ndertuar me ndihmen e teatrit plastik dhe fizik. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjosorja bullgare Nevena Miteva ne mikrofonin e DWDy regjisoret Neneva Miteva dhe Nadia Asenova tentojne qe te sjellin nje atmosfere bullgare te viteve 30 te shekullit te kaluar duke ia percuar ate spektatorit permes efekteve multimediale. Neneva Miteva eshte njekohesisht dhe Drejtore e Teatrit Bullgar dhe ajo e ka per heren e katert ardhjen ne Shqiperi.

Kam qene dy here ne nje festival qe organizohej ne Korce dhe nje here ne nje konkurim trupash skenike ne Elbasan. Jemi shume te impenjuar pasi ky konkurim eshte shume me i rendesishem. Behet mes profesionistesh. Une e njoh repertorin e ketij Festivali kam lexuar per pjeset qe kane zgjedhur koleget tane dhe them me bindje se do te kete shume rivalitet.

Bashkimi i forcave siguron mjetet

Nadia Asenova shton se pjesa konkuruese e secilit nga pjesemarresit nuk shkon me shume se 2 ore cdo mbremje. Ajo per te cilen jam e interesuar eshte diskutimi mes kolegeve dhe krijuesve nga trupat e tjera thote ajo per DW.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjisorja bullgare Nadia Asenova flet per DW

Sepse eshte shume mire kur ne shikojme se cfare bejne koleget tane. Si arrijne te mbijetojne me projektet teatrore ne vendet e tyre cfare mund te bejme per te hyre ne marredhenie dy ose me shume paleshe per te ndertuar projekte te perbashketa te shkojme dhe te vijme te njeri-tjetri. Duke ndare mendimet duke bashkuar forcat do te jemi ne gjendje dhe te gjejme burime te nevojshme financiare per te garantuar ecurine profesionale.

Ne diten e trete do te konkurojne aktoret e trupes se Podgorices me dramen Me shume se terapi duke vijuar te nesermen me shfaqjen teatrore 4 ore nga Serbia. Ne te njeten dite do te jete ne nje ambjent tjeter te Teatrit Kombetar te Tiranes Karriget qe do te sillet ne skene nga teatri i drames se Bitoles ne Maqedoni. Te dielen ne konkurim do te jete Teatri Dodona i Prishtines me Nje perkujtim ne kafe teater te shkruar dhe nen regjine e Aqif Mulliqit dhe pjesa Hamsteret e vegjel dhe te mjere me te cilen do te prezantohet trupa nga Tuzla e Bosnje Hercegovines. E fundit ne konkurim do te jete Ditari i nje te cmenduri me te cilen perfaqesohet Greqia.

Te marten e ardhshme pritet qe te shpallen cmimet nga nje juri nderkombetare. Do te shpallet regjisori me i mire i Ballkanit autori me i mire por dhe aktori e aktorja me e mire per rolin kryesor si dhe fituesit per interpretimin me te mire ne rolin mbeshtetes.

Autor Arben Muka/Tirane

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›