E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerali gjerman Bhler morri detyre e komandantit te KFOR-it

Ceremonia e nderrimit te komandes u be ne shtabin qendror te KFOR-it ne Prishtine me pranine e shume ushtarakeve te larte te NATO-s dhe autoriteteve civile kosovare. Ne ceremonine e nderrimit te komandes i pranishem ishte edhe zevendesministri gjerman i mbrojtjes Rudiger Wolf.

Te dy gjeneralet gjerman ai qe ishte deri tash ne krye te KFOR-it gjenerali Markus Bentler dhe gjenerali qe sapo mori detyren ne krye te forcave paqerujatese Erhard Bhler i sherbyen dhe do ti sherbejne nje qellimi ruajtjes se paqes dhe sigurise per te gjithe qyetaret e Kosoves pa dallim perkatesie etnike. Keshtu tha komandanti i krahut jugore te NATO-os admirali Mark Fizgerald i cili i dorezoi komanden e KFOR-it gjeneralit gjerman Erhard Buhler. Admirali Fitzgerald tha se komandanti i deritashem i KFOR-it gjenerali Markus Bentler sherbeu ne Kosove ne nje periudhe te veshtire te paqartesive dhe te paqendrueshmerise mirepo ai ia arriti qe KFOR-i te jete i paanashem.

Nuk mund ta parashikoje te ardhmen por mund te siguroje te gjithe qytetaret e Kosoves se NATO-ja dhe KFOR-i do te mbesin te perkushtuar per Kosoven per te siguruar mbrojtjen e te drejtave te te gjithe qytetareve tha admirali Mark Fitzgerald.

Ne ceremonine e nderrimit te komandes se KFOR-it i pranishem ishte edhe zevendesministri gjerman i mbrojtjes Rudiger Wolf. Ai gjate fjalimit te tij para te pranishmeve tha se fale ushtareve te KFOR-it ai mund te qendroje ne Kosove dhe te flase per perspektiven evropiane te Kosoves dhe Serbise.

Qytetaret e Kosoves dhe Serbise duhet te lene prapa te kaluaren dhe te ecin perpara. Gjeneratat e reja duhet te rriten me kuptimin se paqja dhe bashkepunimi jane me te fuqishem sesa lufta dhe shkaterrimi. Prandaj eshte thelbesore qe ta ruajme ate cka eshte arritur deri tash dhe ta zhvillojme ne nje perspektive te perbashket tha zevendesministri gjerman i mbrojtjes Rudiger Wolf. Ai i ftoi te gjithe njerezit ne kete rajon ne vecanti qytetaret e Kosoves dhe Serbise qe te lene prapa te kaluaren e veshtire dhe se bashku te ecin ne rrugen e pajtimit. Ne kete proces sipas tij maturia dhe durimi do te shpaguhen dhe perspektivat e reja mund te hapen ne Evrope per Serbine dhe per Kosoven.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›