E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i tete i Apollonise starton me 26 gusht

Në Apolloni me 26 gusht starton edicioni i 8 –të i Festivalit ndërkombëtarë” apollonian festival. Ky festival është një ngarje që zhvillohet në sezonin turistik për ti dhën gjallëri jetës artistike në sitet arkeologjike. Organizatorët bëjnë me dije se edhe per këtë vit është një program i detajaur që përfshin koncerte, teatër, opera, balet, ekspozita pikture dhe fotografie dhe kinema. Grupe të ndryshëm të muzikës popullore, orkestra dhe grupe artistikë nga vendet Europiane do të performojnë për publikun

Ndërkohë që një vend të vecantë do të zë edhe muzika klasike , ku do të vihet në skenë opera “Berberi i seviljes” nën regjinë e Milto Kutalit dhe me pjesëmarrjen e artistëve të rinj.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me qytetin antiktë apollonisë dhe me objektet e shumta arkeologjike që ekspozohen në muzeun e Apollonisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›