Qytetaret kursejne energjine ulet me 26.9 konsumi
Qytetarët shqiptarë po priren drejt konsumit të energjisë elektrike dhe konsumit gjithmonë e më të shpeshtë të burimeve alternative, sikurse është gazi. Por, një tjetër arsye e uljes së konsumit lidhen edhe me kursimin nga ana e qytetarëve të energjisë elektrike, në kushtet kur çmimet patën rritje deri 1 vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, për bilancin e energjisë në gjashtëmujorin e parë të vitti 2012, përdorimi i energjisë nga konsumatorët është ulur me 26.9 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitin 2011. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 1.745 GËh(giga vat/ore) dhe përbën 45.9 përqind të sasisë gjithsej të energjisë elektrike për përdorim. Pra, kjo dëshmon për humbje të konsiderueshme të energjisë në rrjetin elektrik, të cilat janë thuajse dyfishuar nga një vit më parë.
Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është ulur me 17.1 për qind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Ky sektor ka konsumuar pjesën më të madhe të energjisë, pra 59.5 përqind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë, ku perfshihen bizneset, është ulur me 37.9 përqind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Kontributi më i madh në uljen e konsumit të energjisë jepet gjatë muajve të pranveres dhe verës.
Sipas INSTAT, energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 u ul me 4 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2011. ajo është prodhuar vetëm nga hidrocentralet, duke treguar ëpr epërsine e burimeve hidrike të vendit. Ndërsa TEC-et nuk kanë prodhuar energji elektrike gjatë gjashtëmujorit të vitit 2012.