Tirane automjeti perplas per vdekje kalimtarin
Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme pranë kryqëzimit të rrugës së Elbasan. Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet tip volsëagen. Mendohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit të tipit pasat me targa AA009TU dhe kalimi i gabuar i kalimtarit. Sipas burimeve pranë policisë mësohet së viktima është rreth 65 vjeç, po ende nuk dihet identiteti i tij pasi nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit ndërsa grupi hetimor ka bërë mbikqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.