E Diel, 1 Nëntor 2026

Perpunim i se kaluares ne letersi - Diktatura ushtarake ne letersine bashkekohore argjentinase

Qershor 1978. Bota ka drejtuar syte tek Argjentina ku zhvillohet kampionati boteror i futbollit. Ne te njejten kohe regjimi ushtarak organizon atje zhdukjen e opozitareve i torturon dhe i vret ata. Mjedisin ne te cilin ndodhin keto krime e pershkruan Martin Kohan ne romanin e tij Dy here qershor nga kendveshtrimi i nje ushtari te ri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari argjentinas Martin Kohan.

Kater vjet me vone. Forcat e armatosura argjentinase jane ne lufte ne ishujt Falkland ne Buenos Ajres. Kujdestarja e re Maria Teresa duhet te mbikqyre disiplinen ne nje gjimnaz elitar. Keto jane subjektet rreth te cilave ngrihet historia e romanit te Kohanit Mesim sjelljesh i cili sapo eshte publikuar ne gjuhen gjermane.

Letersi e ushqyer nga perceptimet e femijerise

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Librat e Kohan ne Panairin e Frankfurtit Dy here qershor dhe Mesim sjelljesh.

Kur ne vitin 1976 ndodhi puci ushtarak une isha 9 vjec. Gjate luftes ne ishujt Falkland isha 15 vjec dhe nje vit me vone ne 1983 mori fund nje diktature. Si femije isha i rrethuar nga nje atmosfere e caktuar shoqerore ne ajer ndihej nje lloj shqetesimi. Por prej saj une nuk krijova nje pamje te qarte per situaten politike. Letersia ime ushqehet me shume nga perceptimet e mia te atmosferes se asaj kohe se sa nga ngjarje konkrete thote Martin Kohan.

Shkrimtar argjentinas 43 vjecar vitet e fundit eshte marre ne menyre letrare me kapitullin e erret te diktatures ne vendin e tij.

Fjala memoria eshte ne vendin tone sinonim per kujtimin e sundimit ushtarak shpjegon Patricia Kolesnikov shefe e fejtonit ne te perditshmen Clarn.

Diktatura eshte shoah-ja jone. Per pjesen me te madhe te argjentinasve ajo kohe eshte pjese e jetes. shte interesante qe vitet e fundit kane shkruar libra mbi diktaturen disa shkrimtare shume te rinj te cilet nuk e kane perjetuar fare ose shume pak ate kohe.

Shkrimtaret jane femijet e te zhdukurve dhe te perndjekurve

Disa nga keta autore te rinj perpunojne megjithate pervoja personale te cilat jane te lidhura direkt me diktaturen. Felix Bruzzone autori i librit me histori te shkurtra titulluar 1976 ka lindur ne vitin e pucit ushtarak. Ai eshte nje femije i te zhdukurve desaparecidos. Ndersa prinderit e Laura Alcoba-s autorja e librit Shtepia e lepurit i perkisnin organizates se perndjekur guerilase Montoneros.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtarja argjentinase Laura Alcoba.

Librat mbi diktaturen nuk jane ne Argjentine nje fenomen i koheve te fundit. Qysh nen regjimin ushtarak ne menyre te koduar shkrimtaret kishin treguar per situaten. Pas rikthimit te demokracise u be e mundur te shkruhej pa censure per terrorizmin shteteror pergjegjes per zhdukjen e rreth 30.000 veteve dhe grabitjen e rreth 500 foshnjeve. Shkrimtari Kohan thote

Fillimish eshte shkruar mbi perjetimet e viktimave. Mbi shoqerine si viktime per ata te cilet ishin direkt te prekur nga krimet dhe per te afermit e te zhdukurve. Pak me vone u shfaq nje tjeter dimension i kujteses filloi te shkruhej nje letersi qe merrej me levizjen revolucionare te viteve 60 dhe 70 e cila i parapriu pucit.

Veshtrim i distancuar ne te kaluaren e erret

Sot Martin Kohan dhe shkrimtare te tjere te brezit te tij hedhin nje veshtrim te ri te distancuar ne ngjarjet e saj kohe trajtimi letrar i tyre eshte me indirekt.

Per mua nuk eshte i rendesishem pasqyrimi nje me nje ne letersi i perjetimeve. Ne romanet e mia une distancohem nga dimensioni dokumentues nga tregimet e deshmitareve thekson Kohan.

Kohan nuk eshte nje autor librash bestseller por romanet e tij shiten mire ne Argjentine. Ekziston nevoja per te kuptuar kohen e dhimbshme te diktatures nje trajtim letrar mund te ndihmoje ne kete drejtim. Sundimi ushtarak kriminal per argjentinasit nuk eshte aspak kapitull i mbyllur. Para pak kohesh dolen para gjyqit pergjegjes te krimeve te asaj kohe. Kerkimi i te zhdukurve vazhdon. Pra per diktaturen do te vazhdohet te shkruhet.

Autor Victoria Eglau / Eliana Xhani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›