E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali spanjoll i pastrimit të shpirtit, kapërcejnë bebet

Një fshat i vogël spanjoll, Castrill de Murcia, prej rreth katër shekujsh mban një festival për pastrimin e shpirtit të foshnjave. Një burrë i veshur si djall kërcen mbi një grup bebesh të shtrira në tokë për të larguar shpirtrat e ligë prej tyre. Më shumë se 200 njerëz marrin pjesë në këtë festival, që mbahet një herë në vit dhe daton që nga viti 1621. Ngjarja përkujton luftën legjendare mes të mirës dhe të keqes dhe besohet se me këtë praktikë bebet orientohen drejt rrugës së mirë, duke hapur rrugën e parajsës për ta. Festa zgjat katër ditë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›