E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e Kosovës nuk është kusht për negociata me Serbinë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot në Bruksel se “njohja e Kosovës kurrë nuk është përcaktuar ose formuluar si kusht që Serbia të lëvizë në procesin e hyrjes në anëtarësi në Bashkimin Evropian”.

Stano, që është përfaqësues për shtyp i komisionarit për zgjerim të KE-së, Shtefan Fyle, mëtutje ka theksuar se megjithatë, njëri nga prioritetet kryesore, është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në raportet me Kosovën” dhe vazhdimi i reformave të domosdoshme ekonomike dhe politike.

Më tutje, Peter Stano, e ka përsëritur deklaratën e djeshme të Shtefan Fyles në Beograd, gjatë inaugurimit të presidentit Nikoliq, se prioriteti kyç është shumë i rëndësishëm, e ky është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në marrëdhëniet me Kosovën”. /rel/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›