E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohet 60-vjetori i teatrit nderohen artistet

Korce

Teatri i Korces ka festuar plot 60 vjet te krijimit te tij ndersa nje feste tjeter i eshte kushtuar edhe Estrades se qytetit ne gjysmeshekulli krijim. Me kete rast ne nje ceremoni te mbajtur mbremjen e se premtes ne teatrin Andon Zako Cajupi Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dekoruar ne Korce artiste te mirenjohur te ketij qyteti te cilet kane dhene kontributin e tyre ne artin skenik dhe ne kinematografi. Topi ka vleresuar per veprimtarine e pasur me titullin Mjeshter i Madh i Punes dhe Naim Frasheri i Arte dhe i Argjendte artistet korcare qe kane nje karriere te gjate profesionale jo vetem ne Korce por ne rang kombetar. Me urdhrin Mjeshtri i Madh i Punes eshte vleresuar nga Presidenti aktori Roland Trebicka si nje nga figurat me te spikatura te artit skenik dhe pas vdekjes eshte vleresuar aktori Perika Gjezi. Fillesat e levizjes teatrore ne Korce perkojne me celjen e shkolles se pare shqipe por teatri profesionist u themelua ne vitin 1950 me nje trupe prej 10 aktoresh. Regjisore te mirenjohur si Pirro Mani Mihallaq Luarasi Sokrat Mio por edhe themelues si Vangjel Grabocka e Dhimiter Trajce emra si Vani Trako Pandi Raidhi Dhorke Orgocka Aleko Prodani e Llazi Serbo kane dale nga kjo skene me nje plejade te gjere artistesh qe kane dhene kontributin ne rang kombetar. Me urdhrin Naim Frasheri i Arte jane dekoruar nga Presidenti aktoret Marko Bitraku Sotiraq Bratko Mirjana Deti Klaudeta Riza dhe me urdhrin Naim Frasheri i Argjendte aktori Koco Qendro dhe skenografi Roland Karanxha. Ne pervjetorin e teatrit profesionist te Korces kane qene te pranishem artiste te shumte qe kane punuar ne kete skene. Ky qytet eshte vertet unikal per nga vlerat historike qytetare. Kete e shikon te traditat qytetare te deshira qytetare per arsim dhe ekstrakti intelektual qe eshte me shumice. Aktore brilante kane dale nga ky terren. Kjo na ben te krenohemi te gjithe pa perjashtim. Respekt per te gjithe ata qe kane kontribuar per kete qytet nepermjet artit. Natyrisht qe nga pozicioni i Presidentit mbi bazen e propozimeve kam dekoruar disa artiste sepse cdo artist qe ka kaluar kete skene meriton vemendjen me te larte te shtetit u shpreh Presidenti Bamir Topi. Nje perkujtese ka ardhur edhe per ata aktore te cilet i jane larguar skenes me nje fund tragjik si Aleko Prodani Llazi Serbo Perika Gjezi Mimoza Kurila e Dhimitra Mele. Ne ceremonine e dekorimit te aktoreve jane dhene 13 emblema te arta dhe 9 tituj Qytetar Nderi nga ana e bashkise per te vleresuar te gjithe gamen e artisteve qe nuk jetojne me por edhe ata te cilet vijojne te japin cdo dite kontributin ne skenen korcare dhe ate kombetare permes punes se tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›