E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina eshte duke blere boten

Ne teori pronesia e nje biznesi ne ekonomine kapitaliste eshte e parendesishme. Ne praktike eshte shpesh shume kontradiktore. Duke filluar qe nga rasti i firmave japoneze qe blene shume kompani amerikane ne vitet lsquo80 e deri tek marrja ne vitin 2000 nga ana e Vodafonit te Mannesmann blerjet e medha dhe kalimet e pronesise kane shkaktuar shpesh trazira te medha ne rang kombetar.

Shqetesime te tilla ka shume shanse qe te intensifikohen gjate viteve te ardhshme per firmat shteterore kineze qe jane ne nje fushate te madhe blerjesh. Bleresit kineze shpesh te lidhur ngushte me Partine Komuniste kane nisur kete vit nje fushate te madhe blerjesh ne mase ne arenen nderkombetare duke perfshire gazin amerikan elektricitetin brazilian e deri te kompania Volvo suedeze. Sigurisht dhe ne menyre krejtesisht te justifikueshme ndaj kesaj tendence ka nje kundershti te qarte dhe me te madhe. Per disa eshte e papranueshme qe komunistet te lejohen te blejne prona te kapitalisteve. Por Kina ngulmon se kjo eshte per te miren e saj dhe per te miren e ekonomise boterore njekohesisht.
Perse Kina eshte e ndryshme

Jo shume kohe me pare kompanite e kontrolluara nga shteti konsideroheshin si kompani gjysmake fati i aferm i te cilave ishte privatizimi. Por nje kombinim faktoresh kursimet e medha ne vendet ne zhvillim pasurite nga nafta dhe humbja e besimit ne modelin e tregut te lire coi ne nje krize te thelle te kapitalizmit. Aktualisht rreth nje e pesta e vleres se aksioneve ne bote eshte e kompanive shteterore. Krahasuar me nje vit me pare kemi te bejme me nje rritje dy here me shume.

Bota e pasur ka toleruar rritjen e ekonomive tregtare edhe me pare. Mund te permendim ne kete rast Korene e Jugut apo Singaporin. E megjithate Kina eshte ndryshe. Ajo eshte nderkohe ekonomia e dyte me e fuqishme ne bote pas Shteteve te Bashkuara dhe nuk do ti duhen shume kohe qe te mberrije ne kreun e klasifikimit. Firmat e saj jane gjigande te cilat deri me tani jane zhvilluar brenda vendit por se fundi u eshte hapur shume oreksi per tregjet e huaja dhe ne kete kontekst po i perdorin jashte burimet e tyre.

Firmat kineze kane ne pronesine e tyre 6 te investimeve globale ne biznesin nderkombetar. Historikisht vendet e fuqishme kane pasur shume me teper se aq. Keshtu te marra se bashku Britania e Madhe dhe Amerika kishin 50 te ekonomise boterore ne vitet 1914 dhe ne vitin 1967. Nje nga arsyet e ngritjes se madhe dhe te menjehershme te Kines eshte edhe sasia e madhe e kursimeve ne dollare qe ajo ka. Sot kjo sasi e madhe po investohet ne vendet e pasura ne bonot qeveritare. Ne nje te neserme mund te perdoret per te blere kompani dhe per te mbrojtur Kinen nga vendet e pasura nese ato do te vendosin qe te zhvleftesojne monedhen e tyre.

Firmat kineze jane duke u bere globale per arsyet e zakonshme qe nje firme merr nje vendim te tille per marrjen e lendeve te para pajisjeve teknologjike dhe pasjen e aksesit ne tregjet e huaja. Por e vecanta eshte se keto firma jane te gjitha nen drejtimin dhe varesine pra pronesine e shtetit qe ne shume vende konsiderohet si nje konkurrent strategjik jo nje aleat. Shteti ka dore te fuqishme ne keto kompani duke u marre me emerimet politikat monetare dhe gjera shume me te hollesishme ne kompanite kineze. Ka disa qe mendojne se nje shtet kaq i fuqishem sa ai kinez pra i centralizuar dhe me nje pushtet kaq te madh ekonomik mund te jete shume i rrezikshem. Ka amerikane qe mendojne se blerja nga ana e kinezeve e telekomeve kombetare apo kompanive celulare eshte shume e rrezikshme per sigurine kombetare. Kompanite private kane luajtur rol shume te madh ne perhapjen e perfitimeve te globalizmit. Ato perhapin mallrat e tyre ne te gjithe globin mbi bazen e ligjeve te konkurrences. Ideja se tashme nje qeveri luan rolin e kompanise dhe me permasa jashtezakonisht te medha dhe te frikshme dhe mund te marre nje pjese te madhe te tregut global eshte e pakrahasueshme me asnje lloj situate te tille me pare. Do te jene zyrtaret e nje partie ata qe do te merren me mallrat dhe ekonomine dhe jo rregullat e ekonomise se tregut. Pra ne nje rast te tille kemi nje ndryshim te madh te rregullave te lojes. Shqetesime te tilla jane bere prezente shpesh se fundi nga vende te medha qe ne njefare menyre ndihen te kercenuara. Australia dhe Kanadaja jane duke i krijuar probleme kompanive kineze shteterore per te hyre ne tregun e tyre vecanerisht ne fushen e rezervave natyrore. Dhe vende te tjera me te vogla nderkohe po tregohen me pak entuziaste per bizneset me Kinen.

Ky do te ishte nje gabim. Kina eshte teper larg te shnderruarit ne nje kercenim te tille. Pjesa me e madhe e kompanive jane thjesht ne kerkim te tregjeve jashte vendit si pasoje e forcimit dhe te shtrirjes se tyre brenda tij. As sistemi kinez nuk eshte aq monopolist sa cmund te mendohet. Kompanite shteterore konkurrojne me njera-tjetren brenda vendit dhe menyra e vendimmarrjes se tyre nuk eshte aspak diktatoriale. Ajo ne shume raste bazohet ne konsensus. Kur operojne jashte vendit ato mund te kene shume arsye dhe disa sektore si mbrojtja dhe infrastruktura strategjike per shembull jane shume te ndjeshme.

Firmat kineze sjellin zhvillim dhe perparim ne ekonomite me te cilat kryejne biznes por nuk mund te mendohet se njeherazi ato nuk sjellin edhe ndikim. Per te pasur sukses jashte vendit firmat kineze duhet qe te pershtaten qe do te thote te punesojne menaxhere vendas dhe force punetore gjithashtu dhe kjo eshte nje tjeter ane e mire per bashkepunimin i cili duhet pare si pozitiv per sa kohe qe sjell progres.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›