Festohet 75- vjetori i Kadarese

Në moshën 75- vjeccare, krijimtaria e Ismail Kadaresë përbën një fenomen më vehte ne letërsinë shqiptare. Shkrimtari mbushi 75 vjec më 28 janar dhe ky përvjetor mblodhi studiues e njohës të letërsisë në Akademinë e Shkencave. Shaban Sinani e cilësoi letërsinë e Kadares me një strukturë të brendshme dhe të mirë organizuar.
“Sipas meje rezulton se vepra e Ismail Kadaresë në tërësinë e vet është krejtësisht e organizuar. Organizimi shfaqet në cikle. Janë disa cikle të qëndrueshme të cilat ndërmerren herë pas here në kohra të ndryshme. Është cikli autobiografik, është cikli mitologjik, etnografik, është cikli historik, cikli politik, cikli i politikës dëshmuese dhe cikli i letërisë eseistike” tha Sinani.
Ndërsa sipas Mark Markut, edhe pse krijoi në diktaturë, Kadare arriti të kërkonte dhe të gjente lexues modern.
“Shkrimtarit Kadare i bie fati ta krijojë lexuesin e tij, pra letërsinë e tij, në të njëjtin moment kur në Shqipëri dhe në vend të tjera të Europës rregjimet komuniste- totalitare kishin ngritur një makinë të madhe propagandistike në këmbë për të krijuar njeriun e ri komunist. Veprat e shkruara nga Kadare i drejtoheshin më shumë një lexuesi të ri se sa një njeriu të ri; më tepër lexuesit ideal se sa lexuesit real” tha Marku.
Simpoziumi u organizua nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, ndërsa Kadere nuk ishte i pranishëm duke e festuar ditëlindjen e tij në Paris.