E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk kishte asgje me te veshtire se te shkruaje historira

Genjeshtrat e letersise behen te verteta permes nesh lexuesve te saj te ndryshuar te mbushur me deshira per shkak te trillimit duke e vene gjithnje ne ceshtje realitetin e rendomte. Nepermjet kesaj magjie qe na perkund me iluzionin se kemi dicka qe nuk e kemi se jemi cfare nuk jemi dhe se hyjme ne ate ekzistencen e pamundur ku si zoter pagane ndihemi njeheresh tokesore dhe te perjetshem letersia fut ne mendjet tona jo-konformizmin dhe kryengritjen te cilat qendrojne nga pas te gjitha arritjeve qe kane ndihmuar ne pakesimin e dhunes ne marredheniet njerezore

Sic eshte tradite tashme me 7 dhjetor ne oren 17.30 me oren e Stokholmit mbahet fjalimi i shkrimtarit nobelist. Kete vit radhen e kishte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa. Fjalimi zgjat ne pergjithesi rreth 45-50 minuta dhe eshte i ndertuar sipas deshires sovrane te shkrimtarit. Sepse jo gjithkund mund te flasim per cte duam per shembull mbase nuk e dini por pranimet e reja ne Akademine franceze kane nje protokoll qe smund ti shmangesh i pranuari i ri duhet te mbaje nje fjalim mbi akademikun te cilit i ka zene karrigen me numer. Duhet thene se ka pranime te reja vetem kur lirohen karriget domethene kur nje akademik vdes kjo eshte arsyeja qe ata quhen ndryshe te Pavdekshmit. Por ne Stokholm asgje nga e tere kjo.

Disa fjale mbi fjalimin ne pergjithesi me pelqeu. Nuk eshte se u mahnita kam lexuar edhe me te bukur. Nder dhjete fjalimet e fundit per shembull do te vecoja Pamukun apo dhe Muumlllerin. Gjithsesi Llosa eshte shkrimtar i madh dhe sipas te thenave qe qarkullojne ne boten letrare kete vit fituesi kishte nje veper te vertete pas vetes. Llosa e kishte titulluar fjalimin e tij Elozhe ndaj trillimit dhe leximit. Nga titulli hamendjet e para qe mund te nxjerrim jane dy llojesh ana letrare e fjalimit dhe ana politike. Sepse ndersa trillimi eshte pastertisht letrar leximi mvesh dhe nje perberese tjeter politike ngaqe te gjithe e dine se leximi nuk eshte thjesht nje argetim apo kalim kohe e lire por eshte nje akt i qellimshem ne bote.

Duke pasur parasysh se Llosa ka marre pjese tashme ne jeten politike peruane ndonese nje pjesemarrje deshtake ndash ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1990 ka humbur ndjeshem perballe nje kandidati asokohe te panjohur Alberto Fujimori ndash e pamundur te mos pritej qe fjalimi i tij te perzihej me politiken. Mirepo grabuja e tij ka synuar goxha gjere.

Sidoqofte ne fillim Llosa permend shume shkrimtare te medhenj te cilet i mban per mjeshtrit e tij

Nuk kishte asgje me te veshtire se te shkruaje historira. Duke u kthyer ne fjale projektet vyshkeshin ne leter idete dhe imazhet perthyheshin. Si tiu jepja fryme Fatmiresisht mjeshtrit ishin aty per te mesuar prej tyre dhe per tiu ndjekur shembullin. Flauberti me ka mesuar se talenti eshte nje disipline kembengulese dhe nje durim i gjate. Faulkneri se forma ndash shkrim dhe strukture ndash eshte ajo qe i pasuron ose i varferon subjektet. Martorell Cervantes Dickens Balzac Tolstoi Conrad Thomas Mann se sasia dhe ambicia jane po aq te rendesishme ne nje roman sa cjane shkathtesia stilistike dhe strategjia rrefimore. Sartre se fjalet jane veprime dhe se nje roman nje pjese teatri nje ese te lidhur me aktualitetin dhe me zgjedhjen me te mire mund te ndryshojne rrjedhen e historise. Camus dhe Orwell se letersia pa moral eshte cnjerezore dhe Malraux se heroizmi dhe poezia epike e kishin vendin e tyre ne aktualitetin e pranishem po aq sa ckishte pasur vend Iliada dhe Odisea ne epoken e Argonauteve.

Pastaj duke vene ne dukje mosperputhjen mes vendit te tij Peruse ku numri i lexuesve eshte fare i paket dhe zellit te tij per tu bere shkrimtar Llosa ngulmon mbi vetite e trillimit

Pa librat e mire qe i kemi lexuar ne do te ishim me te keqinj nga cjemi sot do te ishim me konformiste me pak te shqetesuar me pak te pabindur dhe fryma kritike si nxites i perparimit as qe do te ekzistonte. Njelloj si te shkruarit te lexuarit eshte ngritje zeri kunder skamjeve te jetes. Ai qe kerkon tek trillimi ate qe nuk e ka shpreh dhe pa kurrfare nevoje per ta thene kete apo dhe per ta ditur se jeta e tille sic eshte nuk mjafton per ta shuar etjen tone per absoluten si themel te kushtit njerezor dhe se ajo do te duhet te ishte me e mire. Ne sajojme trillime me qellim qe te mund te jetojme ne njefare menyre jetet e shumta qe do te donim ti kishim kur ne fakt ne zoterojme mezi nje te vetme.

Me poshte duke u futur ne ceshtjet e epokes sone ai ve theksin mbi gjemat e fanatizmit qofte ky ideologjik apo fetar. Dhe ketu Llosa nuk mjaftohet thjesht ti fshikulloje keto fanatizma por edhe ben thirrje per ti perballur ato dhe thyer njehere e mire

Si te gjitha epokat qe kane njohur frikat e tyre epoka jone eshte ajo e fanatikeve e terroristeve vetevrases nje specie e hershme e bindur se duke vrare shkohet ne parajse se gjaku i te pafajshmeve lan fyerjet kolektive ndreq padrejtesite dhe vendos te verteten mbi besimet e rreme hellip Ketyre iu duhet prere rruga ata duhen ndeshur dhe shpartalluar. Nuk jane te shumte ndonese buja e krimeve te tyre ka pushtuar tere planetin dhe ne jemi te tmerruar nga tere ky ankth. Ne nuk duhet te trembemi perballe atyre te cilet do te donin te na grabisnin lirine qe ne e kemi fituar ne procesin e gjate dhe heroik te qyteterimit. Le ta mbrojme demokracine liberale e cila pavaresisht te metave te saj nenkupton ende pluralizmin politik bashkejetesen tolerancen te drejtat e njeriut respektimin e kritikes ligjshmerine zgjedhjet e lira nderrimin e pushtetit gjithcka qe na ka nxjerre nga jeta e eger dhe na ka afruar ndash pa e arritur asnjehere ndash me jeten e bukur dhe te perkryer te pershkruar nga letersia ate te cilen mund ta meritojme vetem duke e shpikur shkruar dhe lexuar. Duke u ndeshur me fanatiket vrases ne mbrojme te drejten tone per te enderruar dhe per ti bere endrrat realitet.

Pastaj Llosa ndalet pak ne shtegtimin e tij ne Evrope sidomos ne Paris ku thote se ka mesuar shume gjera per popullin dhe vendin e tij dhe per te cilin ndihet mjaft krenar. Ai thekson se fakti qe ka jetuar ne shume vende te botes nuk e ka bere te ndihet kurre si nje i huaj porse nga ana tjeter kjo nuk ia ka shuar kurre dashurine per vendlindjen. Madje nga vete kjo dashuri ai e ka kritikuar disa here Perune dhe ka bere thirrje per sanksione kunder saj ne kohen e grushteve te shtetit. Ka pasur zera dhe madje jane munduar tia heqin nenshtetesine peruane si tradhtar. Ka qene Spanja ajo qe i ka dhene nje nenshtetesi te dyfishte kur nuk dihej ende si do te ishte perfundimi i ceshtjes se tij peruane. Nje mendim te vecante Llosa e shpreh per Barcelonen si piketakimi i mjaft artisteve latino-amerikane te ikur nga juntat ushtarake dhe ku merrnin pjese rastesisht ne demokratizimin e vendit pas renies se Frankos. Gjithashtu Llosa ngulmon ne luften pa leshime ndaj nacionalizmit por duke bere sidoqofte dallimin mes nacionalizmit dhe patriotizmit

Por nacionalizmi me llapat e tij te syve dhe me refuzimin e laquo tjetrit raquo gjithnje burim dhune nuk duhet ngaterruar me patriotizmin nje ndjenje e shendoshe dhe zemergjere dashuri per token ku jemi lindur ku kane jetuar stergjysherit tane dhe ku jane farketuar endrrat e para peizazh familjar gjeografish qeniesh te shtrenjta dhe ngjarjesh te cilat behen pika kyc te kujteses dhe mburoja kunder vetmise. Atdheu nuk eshte as flamujt as himnet as fjalimet e sterditura mbi heronjte emblematike por nje grusht vendesh dhe personash qe popullojne kujtimet tona dhe i ngjyrosin ato me mall eshte afshi dhe ndjesia e nxehte se kudo qe te jemi ekziston nje vater ne te cilen mund te kthehemi nje dite.

Me poshte duke iu rikthyer edhe njehere letersise ai thote

Te arrish te ndjesh marramendjen ku na shtyn nje roman ne ngjizje kur ai merr forme dhe duket se fillon te jetoje ne llogari te vet me personazhe qe levizin veprojne mendojne ndjejne dhe kerkojne respekt te cilet nuk mund ti detyrojme me per nje sjellje te caktuar dhe qe nuk mund tua heqim ndryshe pavaresine pervecse duke i vrare pa bere qe historia te humbase pushtetin e saj bindes e tille eshte pra pervoja qe me josh po aq sa heren e pare po aq e plote dhe marramendese sic kur bejme dashuri me gruan e dashur te diteve javeve dhe muajve pa u ndalur.

Dhe Llosa perfundon

Nga shpella ne rrokaqiell nga huri ne armet e shkaterrimit ne mase nga jeta tautologjike e tribuse ne eren e globalizimit trillimet e letersise i kane shumefishuar pervojat njerezore duke penguar qe te gjithe burra dhe gra te mos biem ne gjume te thelle te mbyllur ne vetvete te nenshtruar. Asgje nuk ka mbjelle aq shqetesim tronditur aq imagjinata dhe ngjallur aq deshira sa kjo jete genjeshtrash qe fale letersise ia shtojme asaj qe kemi me qellim per ta njohur aventuren e madhe dhe pasionin e madh qe jeta e vertete nuk do te na e jape kurre. Genjeshtrat e letersise behen te verteta permes nesh lexuesve te saj te ndryshuar te mbushur me deshira per shkak te trillimit duke e vene gjithnje ne ceshtje realitetin e rendomte. Nepermjet kesaj magjie qe na perkund me iluzionin se kemi dicka qe nuk e kemi se jemi cfare nuk jemi dhe se hyjme ne ate ekzistencen e pamundur ku si zoter pagane ndihemi njeheresh tokesore dhe te perjetshem letersia fut ne mendjet tona jo-konformizmin dhe kryengritjen te cilat qendrojne nga pas te gjitha arritjeve qe kane ndihmuar ne pakesimin e dhunes ne marredheniet njerezore. Ne pakesimin e dhunes dhe jo ne zhdukjen e saj. Sepse e jona do te jete gjithmone fatmiresisht nje histori e paperfunduar. Ja perse duhet te vazhdojme te enderrojme te lexojme dhe te shkruajme kjo eshte menyra me e frytshme qe kemi gjetur per ta lehtesuar kushtin tone prej te vdekshmi per te ngadhenjyer mbi gerryerjen e kohes dhe per ta bere te mundshme te pamundshmen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›