E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove KQZ shpall rezultatin perfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën vonë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i dhënë fund kështu procesit të stërzgjatur zgjedhor. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 34 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 27, Lëvizja Vetëvendosje 14, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12, Aleanca Kosova e Re 8 deputetë dhe partitë minoritare 25 mandatet tjera. Daka tha se certifikimi i rezultateve do të bëhet pasi të përfundojë afati i ankesave.

Ndërkohë partitë politike do të nisin sot zyrtarisht negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme. LDK dhe AAK kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të hyjnë në koalicon me PDK-në e udhëhequr nga kryeministri në dorëheqje Hashim Thaci ndërsa kundër koalicionit në mënyrë kategorike është shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje. Deri tani vetëm disa parti minoritare dhe AKR-ja janë shprehur të gatshme për koalicion me PDK-në, e cila doli e para në këto zgjedhje. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare po bëjnë presion tek partitë politike që qeveria të formohet para 17 shkurtit, që përvjetori i tretë i pavarësisë ta gjejë Kosovën me institucione të zgjedhura.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e hënë , 31 janar 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›