"Ishim njerez, u beme lypsare"
Gjirokaster- Megjithese ka kaluar gati nje muaj nga ngjarja e shembjes se pallatit pesekatesh ne qytetin e Gjirokastres, 13 familjet qe banonin ne te nuk kane mundur t'i marrin ende fondet e demshperblimit te miratuara nga qeveria shqiptare.
Aktualisht keto familje kane mbetur pa strehe, nderkohe qe jetojne tek te afermit e tyre, ose jane akomoduar ne shtepi me qira. Edhe pse nje jave me pare kercenuan me greve urie nese nuk zgjidhej ceshtja deri te marten qe kaloi, perseri pergjigjja ka qene negative. Banoret thone se po sorollaten perdite ne zyrat e shtetit, ne pritje te nje pergjigje per demshperblimin. Demi i perllogaritur si shkak i shembjes se pallatit ne lagjen "11 Janari", kap shifren e 80 milione lekeve, fond qe pritet te zgjidhet nga pushteti qendror.
Banoret thone se zgjidhje per ta do te ishte pagimi i parave ne dore te demshperblimit per te blere shtepi te reja. "Do te ishte mire qe shuma e premtuar te na jepej sa me shpejt ne menyre qe edhe ne te siguronim nje strehe ku te fusnim koken", thote Sokrat Papadhopulli, njeri prej banoreve te pallatit te dikurshem. Cdo dite banoret trokasin ne zyrat e instancave shteterore per te gjetur nje zgjidhje dhe durimit te tyre po i vjen fundi. "Ne ishim si s'ka me mire, jetonim si njerez normale se bashku me familjet tona, nderkohe qe tani jemi katandisur si lypes duke bredhur per te kerkuar ndihme sa nga njera zyre e shtetit, ne tjetren", thote Fejzo Aliaj, nje tjeter banor i prekur nga tragjedia. Per 13 familjet zgjidhja e vetme mbetet pagesa ne dore e 3 milione lekeve te premtuara me qellim blerjen e shtepise se re.
"Shpresojme qe qeveria te akordoje sa me shpejt fondet e demshperblimit per familjet qe kane humbur shtepite dhe pasurine materiale gjate kesaj ngjarje", tha prefekti Spiro Ksera. Paralelisht me kete problematike Shtabi i Emergjencave ne Prefekture po merr masat edhe per sigurimin e fondeve te emergjences per familjet e pastreha.
Edhe organizma te ndryshem si Kryqi i Kuq apo edhe individe private, kane dhene ndihmen e tyre financiare. Se fundi "Vodafone Albania", ne bashkepunim me Qendren Komunitare ne Gjirokaster, ka shperndare nje shume financiare prej 1 milione lekesh per te 13 familjet.