E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet Konventa për të Drejtat e Fëmijëve

Shënohet 20-të vjetori i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve .
Me këtë rast, Zonja e Parë, Teuta Topi, në bashkëpunim me drejtues të UNICEF-it në Shqipëri, organizoi në ambjentet e Pallatit të Brigadave një veprimtari festive përkujtimore. Të ftuar specialë të saj në këtë ditë ishin fëmijë, përfaqësues të grupeve të ndryshme sociale dhe komuniteteve shoqërore të vendit si dhe prindërit dhe edukatorët e tyre. Zonja e parë Teuta Topi apeloi shoqërinë shqiptare për më tepër përkushtim në përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
Në këtë aktiviteti ishte i pranishëm edhe Presidenti. Bamir Topi, i cili shoqërohej edhe nga dy vajzat. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, dhe drejtues të institucioneve të pavarura. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës është traktati i të drejtave të njeriut më i ratifikuar në historinë njerëzore. Shqipëria e ka ratifikuar Konventën në vitin 1992.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›