E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gold Ag pas fesë

Reperi Gold Ag tash e disa muaj i është përkushtuar fesë islame. Ai tregoi se një pjesë të madhe të kohës tani po e kalon në xhami.

Deshi Zot, dhe pak para muajit të ramazanit më drejtoi në rrugën e tij të drejtë. Për çdo gjë që kam arritur deri tash i falënderohem vetëm Allahut dhe mbështetjes se papërshkruar nga nena ime, të cilën e dua shumë. Namazi na është bërë obligim dhe kur falem ndihem më i lumturi në botë. Shpresoj që edhe shumica e kolegeve të mi të drejtohen në këtë rrugë, tha Gold Ag.

Derisa Gold Ag promovimin e albumit do ta bëjë më 28 nëntor, tri ditë më herët, përkatësisht më 25 nëntor do ta bëjë promovimin e video-klipit, i cili titullohet Letër nga burgu, këngë kjo që po ashtu është pjesë e këtij albumi.

Kënga e video-klipit u kushtohet të arrestuarve të UÇK-së nga Lugina e Preshevës, të cilët po vuajnë burgimin në burgjet e Serbisë, dhe ka të bëjë me festën e flamurit 28 Nëntorin. Xhirimet e video-klipit janë bërë në Prishtinë përfund Pallatit të Rinisë, përkatësisht te pjesa e djegur dhe që duket tepër e tmerrshme. Ka dal më mirë sesa që kam menduar, pohoi ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›