E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata për Këngën Magjike

Këngëtarët e estradës kosovare u kënaqen duke bërë fushatë në profilet e tyre në facebook që shokët e tyre ti votojnë këngën për Këngën Magjike.

Rona Nishliu, Adelina Ismajli, Burim Hoxha, Blertina Shabani, Afërdita Dreshaj, Linda Halimi, Mimoza Mustafa, Jeta Faqolli, Eliza Hoxha dhe plotë këngëtarë të tjerë, qoftë nëpërmes profileve të tyre apo të ndonjë miku, bëjnë thirrje që të votohet kënga e tyre.

Madje këta këngëtarë kanë bërë edhe linçe të drejtpërdrejta që i dërgon të nata kur ata kanë kënduar ku adhuruesi i tyre mund të shikojë mënyrën për të votuar për ta.
Këtë mundësi këngëtarët kosovarë e kanë parë vetën nëpërmes rrjetit social të facebook.com, por asnjë prej tyre nuk e ka shfrytëzuar ueb-faqe të tjera të cilat përdoren për këto qëllime.

Ta zëmë asnjë nga këngëtarët e lartcekur nuk ka profil në myspace.com, ku adhuruesit e tyre do të mund të vlerësonin edhe më mirë këngët e tyre, por edhe të votonin për ta. Këngëtarët po ashtu nuk kanë ndonjë profil në Twitter, faqe që po ashtu mundëson promovim më të madh sesa facebook.com.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›