E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohet Pavarësia e Greqisë/ Ambasadorja greke: Athina në mbështetje të rrugëtimit europian të Shqipërisë

25 marsi i 1821 shënoi fundin e pushtimit Osman në trojet helene, ndaj sot në një ceremoni të mrekullueshme, festohet 204 vjetori i shpalljes së pavarësisë së fqinjit tonë jugor. Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, ndërsa garantoi se Greqia do të shërbejë si urë lidhëse për anëtarësimin e Shqipërisë në Union.

“Integrimi e Shqipërisë në B.E do të jetë diçka e mrekullueshme për vendin tonë  dhe do të kontribuojë në forcimin e interesave tona të përbashkëta brënda B.E-së. Kjo është edhe një arsye më shumë  përse Greqia dëshiron që Shqipëria të bëhet sa më shpejt  që të jetë e mundur, anëtare e familjes europiane, në respekt të plotë  dhe  zbatim besnik të statusit komunitar dhe të  drejtave themelore. Në këtë kuadër, vendi ynë vazhdon që të ofrojë mbështetjen e vet  në ecurinë e Tiranës për integrimin europian”, u shpreh Kamitsi.

Mirëpo, diplomatja helene, nuk e kufizoi bashkëpunimin vetëm në aspektin politik, por edhe atë kulturor.

Gjatë vitit të fundit, Ambasada e Greqisë  në Tiranë së bashku me  Konsullatat tona të Përgjithshme  në Gjirokastër dhe në Korçë,  organizoi një sërë aktivitetesh  në fusha si muzika,  teatri,  artet figurative  si dhe aktivitete  për tema shoqërore si vendi që zë gruaja në epokën e sotme.

Ambasadorja nuk la pa përmendur as ndarjen e trishtë nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos dy muaj më parë.

Eventi për përvjetorin e pavarësisë greke u përcoll nga figura të të gjitha sferave, nga Kryepeshkopi Joan Pelushi, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, kryedemkrati, Sali Berisha, deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule, ish- ministrat, Leonard Solis e Genc Pollo dhe eurodeputeti, Fredi Beleri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›