E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët janë përhapur nga era, situata e përsëritur

Fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës u përfshi sërish nga flakët. Zjarri nisi mbrëmjen e të dielës dhe u përhap me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.

Zjarrfikësit, por edhe punonjës të bashkisë, shkuan në terren për izolimin e flakëve.

Shpesh herë, fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët, të cilat çlirojnë tym toksik, duke sjellë shqetësime për banorët e Vlorës, por edhe për turistët.

E vetmja zgjidhje, sipas specialistëve, është largimi i mbetjeve drejt landfillit të Shërishtës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›