Zjarr në katin e parë të një pallati në Bulqizë, digjet banesa, humb jetën i moshuari

Një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës u përfshi nga flakët këtë të hënë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 teksa kanë qenë banorët e tjerë të pallatit të cilët kanë vënë re se nga banesa e katit të parë po dilte tym.
Banorët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të një të moshuari, i cili në atë moment ndodhej brenda.
I moshuari është nxjerrë në gjendje të rënduar për shkak të tymit dhe është dërguar në spitalin e Bulqizës për mjekim, por pak orë më vonë ndërroi jetë.
Mësohet se në momentin e zjarrit 80-vjeçari Xhevdet Cara ka qenë i vetëm në banesë, pasi bashkëshortja kishte dalë më herët, ndërsa fëmijët jetojnë jashtë vendit.
Ndërkohë pranë banesës ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ku ka ndërhyrë për shuarjen flakeve duke evituar perhapjen e tyre në apartamentet e tjera të pallatit.
/vizionplus.tv