Feston Pacolli

Zv/kryeministri i parë Behgjet Pacolli ka mbushur 6 dekada jetë. Biznesmeni ka organizuar një festë të madhe, në hektarët e shtëpisë së tij marramendëse në Hajvali të Prishtinës.
Nga fotot duket se ka qenë një festë e madhe dhe spektakulare me bend muzikor Live, prezantuese të ‘eventin’ (Sonila Meço nga Shqipëria), dhe me shumë të ftuar.
Në mesin e mysafirëve edhe gruaja që ia zuri vendin, Atifete Jahjaga, pastaj presidenti shqiptar Bamir Topi, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së dhe Prishtinës, Isa Mustafa, Rifat Jashari, kryetari i PS-së, Edi Rama me bashkëshorten Linda, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava si edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi.
Pranë ka pasur ish-Zonjën e Parë të Kosovës, bashkëshorten e tij, Maria Pacolli. Fëmijët e kanë ndihmuar që ta prenë tortën e ditëlindjes së 60. ( indeksonline)