E Shtunë, 31 Tetor 2026

Weisz, e gatshme për fëmijë me Daniel

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 11:13

Aktorja Rachel Weisz ka thënë se ajo është e gatshme që të këtë fëmijë me burrin e saj Daniel Craig.

Aktorja 41 vjeçare – e cila ka një djalë pesë vjeç me emrin Henry nga lidhja e saj e mëparshme me regjisorin Darren Aronofsky – nuk e ka përjashtuar mundësinë që të krijoj familje, por tashmë si grua e James Bondit.

“Oh, kjo nuk do të thotë asgjë që të bëj një bebe tjetër. Pra...asgjë nuk i dihet”, tha ajo për mediat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›