Festova ditelindjen e djalit ne kamerdare nuk na evakuojne
Nderkohe situata ne zonen e Nenshkodres vazhdon te jete emergjente. Deri me tani 7 komuna me rreth 60 fshatra jane te perfshire nga permbytjet. Mijera hektare toke jane permbytur nderkohe qe me problematike mbeten zonat e Obotit Darragjatit Shirqit Trushit ku niveli i ujit ka kaluar nje meter lartesi. Ne Darragjat zone e cila ndodhet buze lumit Buna shume njerez kane mbetur te izoluar nga uji.
Nje nga keto familje eshte ajo e Arben Pashkut i cili prej kater ditesh jeton ne prani te ujit. Niveli i ujit ka arritur nje meter lartesi. Por me gjithe situaten e krijuar dje ai ka festuar ditelindjen e djalit tre vjec. Duke qendruar brenda ne kamerdare Arbeni tregon situaten qe po perjeton familja e tij prej disa ditesh. Ajo qe kerkoj per momentin eshte evakuimi. Kam telefonuar disa here dhe me kane thene se do te vijne te na largojne nga shtepia por ende nuk kane ardhur jam duke luftuar me ujin. Kam femije te vegjel dhe une me gruan jemi te terrorizuar. Femijet ulerijne gjithe naten pasi prej kater netesh shohin vetem uje. Jo vetem femijet por dhe ne te rriturit jemi goditur psikologjikisht. Kam pasur ditelindjen e djalit te vogel i cili mbushi tre vjec e me eshte dashur ta festoj duke e vendosur ne kamerdare dhe e kam mbajtur pastaj gjithe naten ne shpine. Nuk dime si do te na shkoje fati me kete situate te jashtezakonshme rrefen Arbeni.
Evakuimi i banoreve te rrezikuar nga permbytja po ecen ngadale ne fshatra pasi thuajse te gjitha akset rrugore te zones jane te bllokuara. Mjaft segmente rrugore jane te pakalueshme per shkak te nivelit te ujit. Deri mbremjen e djeshme ka mbetur i bllokuar aksi i rruges nacionale Shkoder-Tirane tek Harku i Berdices ndersa ne rrugen ShkoderndashVelipoje ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit qarkullimi eshte bllokuar pasi ne rruge eshte rritur niveli i ujit. Sakaq rruga per ne fshatin Obot i Vjeter eshte bere e pakalueshme nga automjetet pasi niveli i ujit ka arritur rreth 1 metra. Por edhe rruga Breg Lumindash Theth eshte e bllokuar si pasoje e shembjes se rruges nga reshjet. Nderkaq dje kane vijuar operacionet per evakuimin e komunitetit ne fshatin Obot ne lagjet Bahcallek Ajasem Tophane dhe Livadhe te Bashkise se Shkodres ne fshatrat Darragjat e Shirq dhe ne fshatrat Bushat Juban Kosmac fshati i Ri etj.