Rama Shkodra u permbyt sepse Shqiperia po keqqeveriset
Gjendje e fatkeqesise natyrore por edhe deshmi e pergjegjesise shteterore. Permbytjet e fundit ne Shkoder per te cilat qeveria ka shpallur statusin edhe alibik te nje fatkeqesie te ardhur per shkaqe madhore po shfaqen si pasoja te keqqeverisjejes qe ka gjase te kete adoptuar shpresen te fati i mire si strategji per parandalimin e situatave te ketilla. Te pakten ky eshte konkluzioni qe pason deklarimet e djeshme te kreut socialist Edi Rama i cili duke marre shkas nga gjendja e rende ne Shkoder ka kerkuar largimin e qeverise. Le te kthehemi pak ne kohe kur Veriu i Shqiperise u permbyt si kurre me pare dhe Saliu fajesoi natyren fajesoi shirat fajesoi henen blu fajesoi ke mundi edhe Zotin vete por nuk mor mbi vete pergjegjesine qe i takonte atij dhe qeverise se tij... Me pas erdhen permbytje pas permbytjesh dhe doli se jo nje here ne 100 vjet po edhe pese here ne vit mund te ndodhe ajo qe ne fakt nuk ka ndodhur kurre me pare. Per te ardhur tek kjo permbytje e pesta here brenda vitit me permasa katastrofike dhe sigurisht per te njejtat arsye dhe me te njejtin fajtor Sali Berisha deklaroi Edi Rama. Arsyet per te akuzuar Kryeministrin per kete situate kreu i PS i ka kerkuar dhe i ka gjetur po tek i njejti njeri Sali Berisha. Premtimet e bera per projekte rehabilitues permiresim infrastrukture apo edhe ndertim te by-passit rezultojne ne kontekstin aktual vetem nje zgjidhje e momentit ne emer te kalimit te nje situate jo te pelqyeshme. Kur ndodhi permbytja e pare Saliu premtoi se kjo gje qe ndodh nje here ne 100 vjet do te ndodhe vetem pas 100 vjetesh te tjera sepse sic tha ai do te ndertohet by-passi i Shkodres. Sic tha ai studimi i argjinaturave te Bunes dhe thellimi e sistemimi i lumit permes nje projekti qe eshte me i miri i implementuar ndonjehere ne Shqiperi do ta zgjidhe kete problem njehere e mire ka nenvizuar Rama duke iu referuar arkives se fillimit te ketij viti. Per te konfirmuar realizimin e ketyre premtimeve flet ne fakt vete situata e krijuar e cila me fjalet e qeverise eshte katastrofike cka duke ruajtur rendin logjik implikon pothuajse te njejtat permasa edhe per pergjegjesite. Fakti qe vihet sot perballe opinionit sherben vetvetiu si podium per akuzat e opozites qe ka ne dore nje pikenisje te re per iniciativen politike. Keto jane premtimet dhe si njeri i premtimeve te thena te rithena te sterthena po asnjehere te mbajtura Sali Berisha nuk mbajti asnje prej ketyre premtimeve... Shkodra permbytet e ripermbytet e sterpermbytet e do te vazhdoje te permbytet sepse Shkodra si e gjithe Shqiperia nuk qeveriset...e vetmja rruge per ti trajtuar keto probleme ashtu sic jane te renda te nderlikuara te akumuluara ne vite e vite eshte rruga qe hapet me largimin e Saliut dhe te pushtetit te tij te votave te vjedhura tha Edi Rama. Keshtu edhe nje here situatat delikate dhe te veshtira te vendit po ndajne politiken ne dy kampe duke nenvizuar edhe me shume ndarjen formale qe ekziston dhe qe po i sherben farketimit te nje klime elektorale luftarake. Nga ana e tij Rama ka vleresuar se permbytjet e Shkodres jane thjesht pasoje e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes akuza keto teper te renda po te gjykohet nga pasojat. Ajo qe eshte ende ne nivel teorik dhe me gjase do te vijoje keshtu eshte gjetja e pergjegjesive per te cilat opozita deri me tani eshte mjaftuar vetem me identifikimin e tyre.