E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fetel Luftoj akoma per titull

Piloti i Red Bull Sebastian Fetel deklaroi Ende kam mundesi per te fituar titullin.

Gjermani u shpreh se ne Brazil nuk do te ndryshoje asgje edhe pse shoku i ekipit Mark Veber ka me shume mundesi per te fituar kampionatin se sa ai vete. Do te luftoj per pole position te shtunen dhe per fitoren te dielen. Asgje nuk ka ndryshuar. Nese motori do te rezistonte ne Kore do te kisha marre 25 pike - eshte shprehur Fetel i cili renditet i katerti ne klasifikimin per pilote 25 pike pas Alonsos me Ferrari. Nga ana tjeter Kristian Horneri drejtori i skuderise austriake po fillonte te mendonte per aplikimin e urdhrave te skuderise edhe pse nuk lejohen ne teori ne keto dy garat e fundit ne menyre qe te favorizohej Veberi 11 pike larg Alonsos i cili renditet i pari dhe te kishte me shume mundesi per fitoren finale. Por Fetel nuk duket se eshte dakord me kete gje dhe ne kete menyre mund te jete aleati me i mire i Fernando Alonsos ne keto dy garat e fundit. Jo me kot Alonso deklaroi pas fitores ne Kore Tani jam tifoz i Fetelit shpresoj qe keto dy gara ti fitoje ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›