E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fetel-Veber Red Bulli ne majen e botes

Do te vendoset te dielen ne Abu Dabi nga gara e fundit e sezonit te Formula 1 piloti fitues i ketij Boterori. Por nderkohe skuderia e Red Bullit ka arritur ta siguroje titullin kampion bote per konstruktore. Fernando Alonso eshte renditur ne vendin e trete ne mimin e Madh te Brazilit qe eshte zhvilluar ne pisten e Interlagosit diten e djeshme duke ruajtur kryesimin e klasifikimit te pergjithshem me 8 pike distance nga Mark Veber dhe 15 nga Sebastian Fetel. Australiani i Red Bullit e ka kaluar vijen e finishit pas shokut te tij te skuadres dhe kjo dopiete e ka ngjitur skuderine austriake ne majen e botes. Ferrari ka shpresuar shume ne nje feste te parakohshme por vendi i trete i regjistruar nga piloti spanjoll nuk i ka mjaftuar ketij te fundit qe te shpallet kampion bote nje gare para perfundimit te sezonit. Me fjale te tjera sezoni 2010 i kampionatit te Formula 1 do te vendoset vetem ne garen e fundit ku realisht jane vetem tre pilotet ne beteje per vendin e pare Alonso Veber dhe Fetel. Zyrtarisht eshte ende ne gare edhe Luis Hamilton por piloti anglez i cili eshte renditur ne vendin e katert ne garen e Interlagosit duhet te fitoje dhe te shpresoje qe asnje nga tre te mesipermit te marre asnje pike. Persa i perket mimit te Madh te Brazilit nuk mbetet shume per te thene. Dy piloteve te Red Bullit i kane mjaftuar vetem disa kthesa per te hequr qafe Niko Hulkenbergun dhe me pas kane krijuar nje distance te konsiderueshme nga te tjeret.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›