Roma fiton derbin Reja akuzon arbitrin
Dy penaltite e akorduara nga gjyqtari i takimit ne 45 minuteshin e dyte te ndeshjes vendosen fatet e ketij takimi. 11-metershi i pare u ekzekutua nga Borrielo i cili nuk gabon dhe zhbllokon rezultatin. 3 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te takimit nje tjeter 11-metersh shnderrohet ne gol nga Vucinic gol ky qe vulos edhe fatet e ketij takimi i cili u shoqerua nga nje tension i larte mes tifozerive. Trajneri i Romes Klaudio Ranieri duartroket paraqitjen e skuadres se tij per menyren se si eshte perballur me kryesuesen e kampionatit italian. Pavaresisht dy golave jam shume i kenaqur me punen e mire te skuadres. Roma ka luajtur me zgjuarsi dhe me sens te madh teknik duke e mbuluar mire fushen dhe ruajtur deri ne fund perqendrimin ka thene ai. Ndersa trajneri i Lacios Edi Reja ka akuzuar rende arbitrin Morganti Derbi eshte kushtezuar nga gabimet arbitrare dhe per kete me vjen shume keq. Roma ishte ankuar ne fillim te shortit per kete arbiter - ka thene tekniku bardhekalter - por ne fund doli e kenaqur prej tij. Ne rastin e dy penalltive arbitri nuk ka akorduar faullin ne dem te Maurit dhe ate te Baptistes ndaj Lishtsteiner. Megjithate te ankohesh tani ndaj ketyre episodeve nuk vlen keshtu qe le te vazhdojme perpara.
Nderkohe Milani ka arritur te marre nje trepikesh te rendesishem ne luften per kreun duke mundur Bari ne transferte me rezultatin 2-3. Golat per
kuqezinjte u shenuan nga Ambrozini ne minuten e 4 Flamini ne minuten e 31 dhe Pato ne minuten e 72-te. Per vendesit shenoi Kutuzov ne minuten e 65 dhe Barreto ne minuten e 90. Juventusi pas zhgenjimit ne mesjave ne Ligen e Evropes rikthehet tek fitorja duke mundur ezenen me rezultatin 3-1. Bardhezinjte edhe pse ndodhen ne situate alarmante per shkak te demtimeve te shumta arriten te permbysin golin e shenuar me pare nga miqte me Himenez qe ne minute e 11-te. Per tu theksuar mbetet fakti qe ezena luajti per rreth 50 minuta me 10 lojtare nderkohe qe ne fushe ishte edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani. Ne ndeshjet e tjera Fiorentina fitoi me Kievon 1-0 Napoli me Parmen 2-0 ndersa Sampdoria-Katania dhe Udineze-Kaljari perfunduan ne barazim.
Derbi ja episodet e dyshimta
Lacio ka protestuar per nje penallti te mohuar nga gjyqtari Morganti kur Rise shkakton faull ndaj Maurit. Por kete episod Ranieri e komenton si jo te dyshimte Duke pare ritmet me te cilat eshte luajtur kjo ndeshje ne cdo goditje kendi ka pasur episode te tilla madje shumica prej tyre duhej te ishin dhene faull ne favor te Romes. Por pervec trajnerit te Lacios Edi Reja edhe Klaudio Ranieri gjen dicka per tu ankuar ndaj gjykimit te arbitrit. Ranieri komenton se goli i Romes gjate pjeses se pare i cili u anulua nga arbitri ishte i rregullt Ne ate episod arbitri eshte treguar sy shqiponje duke pare majen e kepuceve te Marko Borrielos ne pozicion jashte loje. Por habitem se si lacialet protestojne meqenese po i njejti arbiter nuk ka dhene ate penallti ne favor te Lacios. Per mendimin tim arbitri e ka gjykuar drejt kete ndeshje ka perfunduar Ranieri. Nje tifoz i Lacios theret me thike
Ashtu sic ishte parashikuar dhe sic ka ndodhur shpeshhere problemet mes tifozerize nuk kane munguar ne derbin mes Lacios dhe Romes. Perpara ndeshjes nje djale 20-vjecar eshte therur me thike ne shpine por fatmiresisht nderhyrja e shpejte e ambulances nuk i ka krijuar shume probleme tifozit. Por me i rende ka qene aksidentimi i nje 22-vjecari tifoz i Lacios. Personi ne fjale ka kerkuar te kaloje kangjellat per tu futur pa bilete ne stadium por nderkohe ka humbur nje gisht pasi ai i ka ngecur mes hekurave. I riu eshte arkivuar ne dosjet e policise dhe me pas eshte derguar ne spital per nje nderhyrje kirurgjikale ne gisht.
Pergatiti leonard karaj